Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Aprovohet nga FDA modeli i ri i insulinës për diabetikët

Aprovohet nga FDA modeli i ri i insulinës për diabetikët
April 08
12:28 2016

FDA (Food and Drug Administration) në SHBA ka miratuar sot një insulinë të re për trajtimin e diabetit. Ky produkt ka si bazë një pluhur që njerëzit marrin për të mbajtur nën kontroll nivelet e insulinës.

Ilaçi është projektuar si një zëvendësim i injeksionit të insulinës dhe jep efekt më shpejt. Produkti me emrin “Afrezza” është i dyti pas atij që u refuzua dhe u kthye për testime shtesë.

FDA ka miratuar “Afrezza”-n duke bërë disa përjashtime. Krijuesi i saj është paralajmëruar se duhet të shkruajë në kuti që pacientët me astmë mund të përjetojnë spazma bronkiale. Gjithashtu krijuesi i saj është duke testuar për efektet kardiovaskulare dhe si funksionon ky ilaç në trupin e fëmijëve.

Komento
Etiketimet
Shperndaje