Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Ankthi, sëmundja më e përhapur në moshat e reja, ja se si mendohet të kurohet

Ankthi, sëmundja më e përhapur në moshat e reja, ja se si mendohet të kurohet
September 30
17:17 2016

Ankthi dhe paniku janë sëmundjet më të përhapura dhe po bëhen edhe më të zakonshme kohët e fundit.  Sipas një raporti, ankthi dhe frika po bëhen gjithnjë e më të përhapura në SHBA, madje duke lënë pas edhe sëmundjet e kancerit.

Bëhet fjalë për çrregullimin e përgjithshëm të gjendjes emocionale, ankthin social dhe çrregullime të panikut të cilat thuhet se prekin rreth 18% të popullsisë mbi moshën 18 vjeç, duke i bërë kështu sëmundjet më të zakonshme. Ankthi, sipas statistikave, ka kaluar edhe depresionin pasi më shumë se 50% e studentëve në universitete vizitojnë klinikat dhe raportojnë sëmundjen e ankthit. Universiteti Qendror i Floridas është duke testuar një aplikacion të ri online të quajtur “Tao Connect”, për trajtimin e ankthit. Ai përfshin një program rreth sjelljes dhe i lejon nxënësit të kryejnë një videokonferencë me një terapist. Programi, i zhvilluar me mbështetje nga Fondacioni Kombëtar i Shkencës (NSF), pretendon se mund të ofrojë “trajtim efektiv më të shpejtë dhe gjysmën e kostos së përgjithshme sesa trajtimi tradicional ballë për ballë”. Një pikë kyçe e kontrollit të ankthit janë dietat dhe ushtrimet e frymëmarrjes./Blitz.al/

Komento
Shperndaje