Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alergjitë pranverore: Çfarë duhet të dini dhe si mund t’i parandaloni!

Alergjitë pranverore: Çfarë duhet të dini dhe si mund t’i parandaloni!
April 25
15:55 2019

Alergjia është kthyer në një shqetësim shumë të madh për njerëzit, sidomos në këtë periudhë

Me lulëzimin e pemëve në pranverë vijnë edhe alergjitë, të cilat kthehen në një shqetësim shumë të madh për njerëzit. Faktori kryesor për to është përhapja e grimcave të polenëve në ajër. Alergjitë mund të dallohen lehtësisht nga vetë njerëzit, ose për ata që nuk i dallojnë mund të njihen me simptomat e alergjisë.

Simptomat që shkaktohen nga alergjitë pranverore janë: Bllokim i sinuseve, dhimbje koke, ndjenjë lodhjeje, kollë, skuqje të syve, acarim fyti.

Nëse një nga simptomat e mësipërme zgjat 1-10 ditë atëherë mund të jenë shenja të gjendjes gripale dhe virozave të stinës, por nëse simptomat vazhdojnë më gjatë, atëhere ju sapo keni rënë pre e alergjië.

Çfarë duhet të dini  për alergjitë pranverore?

  • Alergjitë janë në rritje si pasojë e ndryshimeve klimatike. Sipas studimeve numri i polenave po rritet dhe bashkë me to shtohen edhe alergjitë.
  • Alergjia është një sëmundje që qëndron gjithë jetën dhe mund të mjekohet por nuk shërohet. Ju mund të parandaloni zhvillimin e alergjisë por nuk mund ta shëroni atë.
  • Simptomat mund të jenë të rënda, pasi 75-85%  e njerëzve që janë alergjike u zhvillohet astma. E cila është një sëmundje kërcënuese për jetën.
  • Kur dyshoni për alergji duhet të bëni kontrollin tek mjeku, pasi është një sëmundje serioze dhe nëse ju merrni mjekime pa këshillë mjeku mund të ketë pasoja të rënda.

Si ti parandaloni ato?

  • -Përdorni barna mjekësore me rekomandim mjeku
  • Përdorni solucionin me kripë për të zhbllokuar sinuset në hundë.
  • Bëni dush të gjatë.
  • Qëndroni larg paraqeve dhe ajrit të pastër gjatë periudhës së pranverës.
  • Sigurohuni që sendet dhe ambient juaj të jetë i mbrojtur nga alergjenët.
  • Konsumoni ushqime me Omega 3 dhe vitamin D.
  • Bëni sa më shumë aktivitet fizik.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje