Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alarm për prezencën e metalit! “Mulino Bianco” e “Pavesi” tërheqin disa produkte nga tregu

Alarm për prezencën e metalit! “Mulino Bianco” e “Pavesi” tërheqin disa produkte nga tregu
July 15
11:39 2016

Markat e famshme të ushqimeve “Mulino Bianco” dhe “Pavesi” kanë filluar të tërheqin nga tregu disa nga produktet e tyre më të njohura, si për shembull “Pan Bauletto”, për arsye të prezencës së mundshme të copëzave metalike në një pjesë të kripës të përdorura për prodhimin.

Këtë lajm e kanë bërë të ditur vet kompanitë në një deklaratë, ku shpjegojnë se e kanë marrë këtë vendim si masë parandaluese.

“Duke qenë se ekziston rreziku i kontaminimit, na duhej të merrnim masat paraprake. Menduam të bllokonim shpërndarjen dhe njëkohësisht aktivizuam procedurat e tërheqjes së produkteve nga tregu”, – thuhet në deklaratat e “Mulino Bianco” e “Pavesi”.

Por sigurisht që jo të gjitha produktet nën këto emra janë cilësuar si të rrezikshme.
Për sigurinë e të gjithë konsumatorëve, në deklaratë është shfaqur edhe lista e plotë e produkteve që këshillohen të mos konsumohen deri në një tjetër komunikatë:

Produktet

Etiketimet
Shperndaje