Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alarm: Copëzat metalike të smogut grumbullohen në tru!

Alarm: Copëzat metalike të smogut grumbullohen në tru!
September 07
16:36 2016

Hekuri dhe metalet e tjera në gazet e lëshuara nga makinat, në momentin që thithen mund të mbeten në zona të ndryshme të trurit.

Këtë gjë e konfirmon një studim i Universitetit të Lancaster-it, i publikuar në revistën “Pnas”. Kërkuesit kanë gjetur te mostrat të njëjtat copëza të cilat studimet e mëparshme i lidhin me sëmundjen e Alzhaimerit.

“Është ekstremisht shqetësuese. Në një gram të vetëm të indeve të trurit kemi gjetur miliona ndotës”, – shprehen kërkuesit.

Ata kanë analizuar mostrat e indeve cerebrale të 37 personave mes moshave 3 dhe 92 vjeç.

Nga testet u zbulua se pacientët kishin sasi të mëdha mikrocopëzash oksidi dhe hekuri, të së njëjtës formë sferike me ato që krijohen nga djegia. Në madhësi më të vogla u gjetën gjithashtu gjurmë metali si platini.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, smogu shkakton më shumë vdekje se alkooli dhe droga. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje