Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Alarm! Bashkë me peshkun dhe frutat e detit hamë edhe… plastikë!

Alarm! Bashkë me peshkun dhe frutat e detit hamë edhe… plastikë!
August 30
16:10 2016

Çdo vit në oqeane derdhen rreth 8 milionë tonë lëndë plastike dhe një pjesë e madhe e mikrocopëzave të gëlltitura nga gjallesat detare mund të përfundojnë në pjatën tonë.

Ky është alarmi që lëshon “Greenpeace” në raportin e ri të titulluar “Plastika në pjatë, nga peshku te frutat e detit”. Shoqata ambientaliste ka analizuar studimet e fundit rreth impaktit që kanë mikroplastikat, në veçanti mikrosferat, mbi ekosistemin e oqeaneve.

“Prezenca e fragmenteve plastike në oqeane është një problem i njohur prej kohësh, por që rritet dita-ditës. Pas hedhjes në det, objektet plastike mund të copëtohen në pjesëza shumë më të vogla, për t’u shndërruar në mikroplastikë”, – lexohet në raportin e publikuar.

Gjithsesi, sipas shoqatës nuk ka ende studime të mjaftueshme për të thënë me saktësi rreziqet e mëdha mbi shëndetin e njerëzve, por të dhënat e marra deri tani kërkojnë nevojën për të marrë masat sa më parë, në mënyrë që të vendosen rregulla të forta për sa i përket përdorimit sa më pak të plastikës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje