Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Aknet tek të rriturit? Këto janë shkaqet dhe mënyrat e trajtimit të tyre

Aknet tek të rriturit? Këto janë shkaqet dhe mënyrat e trajtimit të tyre
September 30
19:32 2018

Aknet janë të pranishme tek çdo adoleshent, por ndonjëherë ndodh që edhe në moshë të rritur shfaqen. Shkaqet janë të shumta, por më kryesori është ndikimi i hormoneve.

“Njerëzit me fytyrë të yndryshme rrezikohen më shumë nga shfaqja e akneve në moshë madhore. Prodhimi i yndyrës kontrollohet nga hormonet, që janë në nivele të ndryshme gjatë periudhave të vitit.”- shprehet Paula Begoun, drejtuesja e kompanisë kozmetike për kujdesin ndaj fytyrës.

Shkaqe të tjera janë dhe medikamentet e ndryshme, shtatëzënia, stresi apo mënyra e të ushqyerit.

Të kesh akne nuk është diçka për të pasur turp. Por ndonjëherë mund të jetë e dhimbshme dhe e parehatshme. Prandaj këto janë disa mënyra si t’i trajtoni ato:

  1. Regjimi i kujdesit ndaj fytyrës

Gjëja më e rëndësishme është të mbani një regjim të përpiktë. Mos përdorni shumëllojshmëri produktesh, por vetëm ato që kanë ndikuar  pozitivisht tek ju. Gjithmonë lani fytyrën dy herë në ditë, dhe kurrë mos flini me makeup. Gjeni një larës që pastron poret dhe përmban acid salicilik, ose që vepron kundër baktereve.

  1. Dieta

Pini shumë ujë dhe konsumoni perime e fruta. Kur lëkura është e dehidratuar, ajo fillon të prodhojë yndyrë të shumtë që shkakton dhe shfaqjen e akneve.  Salmoni, avokado apo arrat janë ushqime që përmirësojnë gjendjet e lëkurës suaj, për shkak të përbërsve që kanë.

  1. “Terapia e dritave”

Kjo metodë përdorë dritat me ngjyra të ndryshme si  blu apo e kuqe, për të vrarë bakteret që shkaktojnë skuqjen e lëkurës. Kjo mund të kryhet në qendrat estetike.

  1. Kontrolli te mjeku dhe përdorimi i medikamenteve

Nëse mënyrat e tjera nuk funksionojnë, mjafton të bëni një vizitë te dermatologu për të analizuar shkaqet dhe gjendjen tuaj të lëkurës. Ndonjëherë medikamente si antibiotikët janë e vetmja zgjidhje për aknet.

/Blitz.al/

Share