Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Afrikë e Jugut – 21-vjeçari bëhet baba, por jo falë penisit të vet…

Afrikë e Jugut – 21-vjeçari bëhet baba, por jo falë penisit të vet…
October 17
18:30 2016

Në Afrikën e Jugut, personi i parë që ka kryer transplant të penisit do të bëhet baba.

21-vjeçari kishte arritur mirëfunksionimin e organit të tij gjenital rreth 3 muaj pas operacionit, edhe pse ndjeshmëria nervore nuk kishte arritur nivelin maksimal.

Ky lloj transplanti është kryer vetëm 3 herë në të gjithë botën dhe një gjë e tillë cilësohet një mrekulli nga mjekët.

“Indet njerëzore përgjegjëse për ereksionin janë ekstremisht delikate dhe komplekse. Teknikat e përdorura nga mjeku Van Der Merwe dhe kolegët e tij janë të ngjashme me ato të transplantit të fytyrës. Sfida e vërtetë është arritja e bashkimit të nervave me diametër më të vogël se 2 milimetra”, – shprehet Vincenzo Mirone, sekretar i Përgjithshëm i Shoqërisë Italiane të Urologjisë.

Rastet e infeksioneve të rënda në organet gjenitale janë shumë të përhapura në Afrikën e Jugut dhe zgjidhja më e mirë për këta persona është pikërisht transplanti, i cili ka rezultuar i suksesshëm në maksimum te 21-vjeçari, i cili do të bëhet baba falë kësaj ndërhyrjeje. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje