Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A jemi popull me tension të lartë gjaku? Ja ç’thotë studimi

A jemi popull me tension të lartë gjaku? Ja ç’thotë studimi
November 20
16:21 2016

Shqiptarët janë vetëcilësuar shpesh si gjaknxehtë ose edhe nga përcaktimet që na kanë bërë të tjerët, si pjesë e Ballkanit.
Dhe në fakt nuk është totalisht e pavërtetë, duke pasur parasysh problemet e shumta shëndetësore të shtuara vitet e fundit e që lidhen kryesisht me zemrën, si dhe tensionin e gjakut.
Por a është Shqipëria ndër vendet ku njerëzit kanë tension të lartë dhe kanë më tepër probleme shëndetësore?
Sipas studimit të Organizatës Botërore të Shëndetit, meshkujt kanë tension gjaku më të lartë se femrat dhe më tepër probleme.
Në Shqipëri, raporti është njësoj si në botë për nga shpërndarja, ku meshkujt kanë më tepër probleme se femrat.
Por Shqipëria nuk renditet në ato vende me probleme të theksuara dhe përqindje të lartë në raport me popullsinë, edhe pse në fakt përqindja është e lartë.
Llogaritet që gati 30% e meshkujve në Shqipëri kanë tension gjaku të lartë ndërsa femrat gati 14%.
Vitet e fundit në vendin tonë janë shtuar së tepërmi personat me probleme tensioni ose edhe me sëmundje zemre për arsye të ndryshme si stresi, duhani, mosha etj.
Azia Jugore dhe Afrika janë vendet ku popullsia ka tension relativisht të lartë të gjakut. /Blitz.al/

gjaku

Komento
Shperndaje