Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A është kjo e para kurë e plotë kundër HIV/AIDS?!

A është kjo e para kurë e plotë kundër HIV/AIDS?!
October 02
17:45 2016

 

Një shtetas britanik mund të kthehet në personin e parë të shëruar plotësisht nga virusi HIV. Kjo është bërë e ditur nga studimi i 5 universiteteve kryesore në Londër, Universiteti i Oksfordit, Kolegji Imperial, Cambridge, Univeristeti Kolegjial dhe Kolegji Mbretëror i Londrës.

44 vjeçari ështe pjesë e 50 personave që u studiuan nga shkencëtarët, të cilët dolën me rezultatin se virusi është i padallueshëm në gjakun e britanikut dhe nëse vazhdon i tillë, atëherë do të kemi rastin e parë në botë të shërimit nga HIV/AIDS.

“Kjo është përpjekja e parë serioze për një kurim të plotë për HIV-in”, – shprehet Mark Samuels, drejtor dhe menaxher i Institutit Kombëtar të Zyrës Kërkimore të Shëndetit në Britaninë e Madhe. “Ne po shqyrtojmë mundësinë e vërtetë për të kuruar sëmundjen seksualisht të transmetueshme.”

SIDA, siç njihet gjerësisht, është një nga sëmundjet më të vështira për t’u kuruar apo shëruar plotësisht sepse HIV, virusi që e shkakton, infektohet në qelizat e bardha të gjakut, të cilat jo vetëm që nuk luftojnë më sëmundjet e viruset e tjera, por kthehen në vatra të përhapjes më tej të virusit primar.

Deri më tani, kjo sëmundje kurohej me Art, ilac ky që synonte prishjen e proçesit, por ama nuk arrin ta ndalë atë plotësisht. Terapia e re, me të cilën po punojnë shkencëtarët londinezë, konsiston në dy faza: faza e parë, ku injekohet një vaksinë, e cila njeh qelizat e prekura nga virusi dhe vetë HIV-in dhe faza e dytë, që ka të bëjë me injektimin e një ilaçi të quajtur Vorinostat, i cili aktivizon menjëherë qelizat e bardha. Me aktivizimin e tyre, fillon prodhimi i anti-trupave që luftojnë këtë sëmundje seksualisht të transmetueshme.

Profesoresha Sarah Fidler, pjesë e Kolegjit Imperial në Londër thotë: “Në do të vazhdojmë me testet për 5 vitet në vazhdim dhe nuk do të ndalohet asnjë kurë, deri në atë përfundimtare.”.

Shpresojmë që më në fund të kemi të bëjmë me kurën përfundimtare të HIV/AIDS. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje