Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A është i dëmshëm depilimi i zonës së pubisit?

A është i dëmshëm depilimi i zonës së pubisit?
April 10
20:31 2016

Depilimi i pubisit e ka origjinën në Egjiptin e lashtë dhe Greqi për arsye higjienike. Pastrimi i kësaj zone ka të bëjë shumë me trendet kulturore dhe shoqërore. Ndikimi ka ardhur nga tendencat e kinematografisë ose thjesht dëshira për t’u rikthyer në fëmijëri. Megjithatë, sipas studimeve dhe kërkimeve, depilimi i zonës pubike nuk është shumë i shëndetshëm. Le të hedhim një vështrim se sa mund të ndikojë në shëndetin tuaj.

Qimet e pubisit ju mbrojnë
Ato janë aty për një arsye, ju mbrojnë. Parandalojnë grimcat e pluhurit dhe bakteret të hyjnë në trupin tuaj. Kur depiloheni, jeni më të prirur ndaj infeksioneve. Gjithashtu jeni më të prekshëm edhe ndaj infeksioneve seksualisht të transmetueshme.

Heqja e qimeve ju vë në rrezik të lartë për lythat gjenitale
Lythat gjenitale janë të vendosura në dhe rreth zonave gjenitale. Ato mund të shfaqen si gunga dhe mund të rriten, mund të pakësohen por edhe të shumohen. Ngandonjëherë mund të mos jenë të dukshme. Kur depiloheni, jeni në rrezik më të lartë për marrjen e lythave gjenitalë. Qimet e pubisit nuk mund të parandalojnë plotësisht lythat gjenitalë, por zvogëlojnë mundësinë për t’i pasur ato.

Depilimi mund t’ju shkaktojë probleme me lëkurën
Kur depiloni zonën e pubisit, ajo mund të irritohet dhe te rezultojë në inflamacion të lëkurës. Kjo mund të lërë plagë mikroskopike të hapura. Depilimi i zakonshëm është i nevojshëm për ta mbajtur lëkurën e butë, po  mund të rezultojë në acarim të rregullt. Ky rajon është i lagësht dhe kur kombinohet me acarim bëhet një medium kulture për bakteret patogjene.

Komento
Shperndaje