Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

A duhet të bëni ushtrime fizike gjatë ciklit menstrual?

A duhet të bëni ushtrime fizike gjatë ciklit menstrual?
July 20
14:09 2016

Për të gjitha femrat që duan të ushtrohen gjatë ciklit menstrual por nuk kanë fuqinë e duhur nuk duhet të merakosen.

Ekspertët thonë se ju duhet të  bëni vrap dhe jo ushtrime të rënda  gjatë kohës që keni ciklin menstrual, kjo  për shkak të hormoneve tuaja. Ndërkohë mund t’ju nevojiten më shumë ditë pushim gjatë ovulacionit. Nëse ndiheni se aftësitë tuaja dhe forca fizike në palestër luhatet gjatë një muaji nuk është thjesht një mendim. Hormonet në të vërtetë ndikojnë në nivelet e energjisë , fuqinë fizike dhe qëndrueshmërinë.  Cikli menstrual ndikon në shumë pjesë të jetës e përjashtim nuk bën as fitnessi. Në ditën e parë të ciklit nivelet e estrogjenit dhe progesteronit janë shumë të ulëta. Në këtë fazë është më e lehtë për trupin të përdorë glycogenin si burim energjie. Mund ta gjeni veten të habitur pasi gjatë ciklit ndodh që të keni më shumë fuqi fizike se normalisht. Megjithatë çdo cikël menstrual është i ndryshëm. Noti dhe Yogat mund të jenë një opsion i duhur i të ushtruarit gjatë kësaj periudhe . Gratë me periudhë të zgjatur të ciklit humbin shumë lëngje një gjendje që mund të shkaktojë marramendje. Përveç ushtrimeve fizike që janë të rekomandueshme , duhet të keni parasysh që për një mbarëvajtje të mirë të ciklit duhet të ndiqni një dietë të balancuar, të flini dhe  pushoni. Kur cikli menstrual përfundon nivelet e estrogjenit dhe progesterone fillojnë të rriten.

Ekspertët i këshillojnë femrat që të punojnë më shumë me ushtrime fizike gjatë kësaj kohe  pasi kjo është periudha kur energjia juaj fizike krahasohet me atë të meshkujve.

Komento
Shperndaje