Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 zakone të këqija që ju bëjnë të ndiheni më të stresuar

6 zakone të këqija që ju bëjnë të ndiheni më të stresuar
June 13
16:04 2016

Jeta jonë është e karakterizuar shpeshherë nga tensionet e vazhdueshme, çka e vështirëson atë. Megjithatë, nevojitet që ne ta shkundim stresin që mund të karakterizojë punën tonë, dashurinë apo kombinimin e disa aspekteve të ndryshme në jetën tonë. Janë disa situata të renditura më poshtë që bëhen shkak për t’u stresuar më tepër, të cilat duhet t’i menaxhoni.

  1. Ju kap shpejt paniku

Nëse keni zakonin të pushtoheni menjëherë nga paniku sapo përballeni me një situatë shqetësuese, duke e cilësuar atë si “katastrofë”, kjo ndodh për shkak se nuk keni besimin e mjaftueshëm në univers se gjërat do të kthehen në favorin tuaj. Për të parandaluar këtë “vërshim” paniku, rekomandohet që të pushoni për vetëm tri minuta. Shkëputuni plotësisht nga situata dhe dilni për një shëtitje. Këndvështrimi juaj me shumë mundësi do të ndryshojë.

  1. Keqmenaxhimi i orarit të gjumit

Mund t’ju duket normale që disa orë “t’ia hiqni” gjumit e t’i shfrytëzoni për të kryer më shumë punë. Por ka gjasa që këto orë të karakterizohen edhe më tepër nga stresi. Ky çrregullim orari mund të ndikojë në nivelin tuaj të hormoneve. Duke privuar veten nga gjumi, ka të ngjarë që të përfundoni në një rreth vicioz të karakterizuar nga rraskapitja.

  1. Kequshqyerja

Trupi dhe truri juaj kanë nevojë për ushqime të shëndetshme. Në rast se konsumoni ushqime të shpejta, me përmbajtje të lartë sheqeri, mund të prekeni më lehtësisht nga stresi. Sa herë që konsumoni më tepër sheqer, aq më shumë stresoheni. Një dietë e varfër mund të shkaktojë obezitet, diabet, sëmundje të tjera, përveç stresit.

  1. Të fiksuarit pas gjërave që tashmë kanë ndodhur

Disa njerëz priren të mendojnë edhe më tepër rreth situatave jo të këndshme që tashmë kanë kaluar, duke menduar se ç’mund të kishin bërë për ta ndaluar të ndodhte. Të fiksuarit pas të kaluarës nuk e ndryshon rrjedhën e ngjarjes. Ajo që duhet të bëni është të ndaloni së menduari dhe të meditoni. Joga është një mënyrë mjaft e mirë për ta arritur këtë.

  1. Konsumoni me tepricë kafeinë

Të mbingarkuar me punë, shumë njerëz konsumojnë edhe më tepër kafeinë për të përballuar situatat. Por sa më shumë të konsumoni kafeinë, aq më shumë kufizoni orarin tuaj të fjetjes dhe rrjedhimisht stresoheni më tepër.

  1. Reagoni menjëherë

Ndodh që në një situatë të caktuar, nuk përpiqeni ta analizoni atë, por prireni të reagoni menjëherë. Si pasojë, ju nuk e menaxhoni situatën siç duhet, çka bën që të stresoheni më tepër.

Komento
Etiketimet
Shperndaje