Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

6 shenja që tregojnë se jeni i/e dehidratuar

June 10
19:56 2016

1. Nuk po djersisni gjatë stërvitjes.

1. Nuk po djersisni gjatë stërvitjes.
Picture 1 of 6

Për të gjithë ata që nuk pinë mjaftueshëm ujë gjatë ditës, duhet të jeni fillimisht të qartë se fakti që nuk ju pihet ujë kjo nuk do të thotë se trupi juaj nuk ka nevojë për ujë. Megjithatë, ekzistojnë disa shenja që tregojnë se trupi juaj ka nevojë për ujë dhe po të jeni të vëmendshëm do t’i vinit re më lehtësisht  nga se mendoni.

Është e çuditshme, por e vërtetë që shumë problematika shëndeti, siç është dhembja e kokës, vijnë në fakt si pasojë e mungesës së ujit në trup. Edhe nëse urina juaj ka ngjyrë më të errët se zakonisht kjo është si pasojë e mungesës së ujit, çka nuk është aspak tregues i shëndetshëm. Megjithatë, këto nuk janë të vetmet shenja treguese se trupi juaj po vuan nga mungesa e ujit në qeliza.

Uji ka shumë efekte pozitive në trupin tonë ndaj nuk duhet neglizhuar për asnjë moment. Nëse merret sasia e duhur e ujit në trup kjo bën që më pak sëmundje të bëhen pjesë e rutinës sonë dhe sigurisht uji është i mirë për trurin, muskujt dhe më së shumti për lëkurën.

Nëpërmjet galerisë ndiqni 6 këshilla se si të kuptoni që po vuani nga mungesa e ujit në trup në mënyrë që të nisni të konsumoni sasinë e nevojshme!

Komento
Shperndaje