Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 truket e bukurisë në fytyrë që do ju zbukurojnë vitin 2018! S’është kurrë vonë për t’ja nisur

5 truket e bukurisë në fytyrë që do ju zbukurojnë vitin 2018! S’është kurrë vonë për t’ja nisur
January 09
23:25 2018

Janari është muaji perfekt për t’i dhënë vetes detyra. Pas një dhjetori të çmendur festiv dhe abuzues deri në pikën e fundit, ju duhet t’i riktheheni rutinës më të shëndetshëm se kurrë.

Sot do ju tregojmë se jo vetëm klasat e palestrës dhe një ushqyerje më e mirë do ju bëjë t’i riktheheni normalitetit, por edhe një rutinë më e mirë e kujdes ndaj lëkurës së fytyrës.

Më poshtë do të rendisim 5 truke të cilat duhet t’i vendosni në përdorim nëse doni që shëndeti i lëkurës suaj të fytyrës të jetë më mirë se kurrë këtë vit.

1 – Pastrojini dhe lajini mirë furçat e makeup-it. E dimë që kjo merr pak kohë dhe ju del nga mendja por nuk e keni idenë se sa shumë mikrobe ato marrin gjatë kohës që qëndrojnë pa u përdorur duke i dërguar më pas ato në fytyrën tuaj menjëherë pasi ju vendosni makeupin.

2 – Mos pastroni fytyrën me letra të lagura por me ujë dhe sapun. Duken si një zgjedhje e lehtë dhe e shpejtë, por letrat e lagura nuk mund të zëvendëosojnë kurrë pastrimin që bën uji dhe sapuni ndaj makeupin dhe të gjithë pluhurin e ditës, bëni mirë që ta pastroni mbrëmjeve në mënyrën më efektive të mundshme.

3 – Mos neglizhoni kremin e flokëve. Nëse nuk doni që të keni flokë të ashpër dhe të ngatërruar, sidomos tani në dimër, bëni mirë që përveç shampos së flokëve ju të vendosni edhe pak krem në majat e flokëve të cilat zakonisht janë më të paushqyerat.

4 – Mos u rëndoni me makeup, mjafton një buzëkuq pak më i ndezur dhe ju do të dukeni mjaft të kuruar. S’është e nevojshme që ta ngarkoni lëkurën tuaj me shumë kimikate. Në mëngjes mos përdorni farë fondatinë, një buzëkuq do të bëjë shumë punë.

5 – Mos harroni kurrë, por kurrë, kremin kundër diellit. Ju nuk e keni idenë se sa i dëmshëm është për lëkurën e fytyrës tuaj dielli i dimrit, ju duket sikur s’është i nxehtë mjaftueshëm por kjo sepse temperaturat janë më të ulëta ndërkohë që efektin e ka njësoj.

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje