Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 mënyrat më të thjeshta për të ngrënë shëndetshëm

5 mënyrat më të thjeshta për të ngrënë shëndetshëm
May 02
18:43 2016

Libra të tërë janë botuar për të qenë udhërrëfyes të personave që duan të hanë shëndetshëm, por e keni menduar se 5 shqisat tona mund të jenë më produktive apo më eficente sesa një raft plot i mbushur me këta libra? Përgjigjen e keni më poshtë:

 

  1. Dëgjimi

Gjithmonë na është thënë të mos hamë përballë televizorit pasi shpërqendrohemi dhe nuk arrijmë të hamë siç duhet. Por një studim i Universitetit të Nju Jorkut ka arritur në përfundimin se ngrënia duke qenë i shpërqendruar mund të rezultojë një gjë e mirë. Pjesëmarrësit në studim kanë konsumuar rreth 25% më shumë mollë dhe karota kur volumi i televizorit ka qenë i lartë sesa kur volumi ishte shumë i ulët.

2. Shikimi

Është e pamundur që teksa shohim një foto ushqimi në Instagram të mos na marrë uria, por ne mund t’i përdorim imazhet në favorin tonë nëse nuk mjaftohemi thjesht me një foto. Studimi i vitit 2013 i “Journal of Consumer Psychology” sugjeron që ekspozimi i njerëzve ndaj imazheve të një ushqimi të caktuar i “tejngop” dhe i bën ata më pak të tërhequr për ta konsumuar. Pra, mjafton të shihni për dy apo tri minuta foto të ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri apo me shumë kalori dhe jeni të sigurt që nuk do të tërhiqeni nga ato.

3. Prekja

“Flavour” arriti në përfundimin se mënyra se si ne koordinojmë prekjen me ushqimin gjatë një vakti ndikon në mënyrën se si ushqimet shijojnë. Në një eksperiment, pjesëmarrësit e renditën kosin më të mirë dhe më të shijshëm kur ai është i servirur me një tas më të rëndë sesa kur është i servirur me një më të lehtë.

4. Nuhatja

Një studim i vitit 2012 ka arritur të tregojë se nuhatja ndikon tmerrësisht shumë kur jemi duke ngrënë.

Teksa pjesëmarrësit në studim po konsumonin vanilje, studiuesit përhapën aromë kremi në nivele të ndryshme. Kur aroma ishte në nivelin maksimal, subjektet konsumuan rreth 10% më pak ushqim. “Kur ndiejmë aroma të ushqimeve të athëta apo aroma të forta të ushqimeve, ne priremi të konsumojmë më pak ushqime që kanë të tillë aromë”, – është shprehur bashkautori i studimit, Rene de Wijik.

5. Shija

Për të marrë shijen më të mirë të ushqimit, shefat e kuzhinës sugjerojnë përdorimin e umamit, e cila përmban një në 5 shijet që mund të perceptojë gjuha e njeriut, atë që gjendet te mishi dhe produktet e pasura me proteina. “Nutrition and Health” tregon se shtimi i umamit në ushqimet që gatuajmë mund të pakësojë kaloritë që trupi ynë mund të shtojë nga konsumimi i këtyre ushqimeve me 30% dhe 40%, sidomos tek ushqimet e pasura me yndyrë, kripë dhe sheqerna.

 

Etiketimet
Shperndaje