Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

5 gjëra të çuditshme që ndodhin në trupin tonë kur vdesim

5 gjëra të çuditshme që ndodhin në trupin tonë kur vdesim
March 19
21:43 2016

 

E dimë që vdekja nuk është temë bisede shumë e këndshme, por është një pjesë e jetës dhe të gjithë kanë për t’u marrë me të. Kur mendojmë për vdekjen,  menjëherë mendojmë në mënyrë të logjikshme: planifikimi i një funerali, shkrimi i një vullneti. Është interesant (njëkohësisht  grotesk)  mendimi se çfarë ndodh me trupin tonë kur ai arrin vdekjen. Mesatarisht në çdo dy sekonda vdesin dy njerëz, kështu që vdekja është diçka që ndodh gjithmonë, është natyrale. Askush nuk ndihet rehat kur flet për vdekjen pasi është diçka e rëndë dhe emocionale. Por të flasim për të është e rëndësishme, sepse të gjithë do të shkojmë drejt saj.

  1. Çfarë ndodh fillimisht?

Menjëherë pas vdekjes, oksigjeni është duke u varfëruar. Truri bën një aktivitet të mbingarkuar.  Në këtë kohë,  trupi ndalon lëshimin e hormoneve që rregullojnë funksionet trupore. Disa funksione vazhdojnë edhe pas vdekjes, si urinimi apo defekimi.

2. Asgjë e re deri tani, pastaj çfarë ndodh?

Rreth 15-20 minuta pas vdekjes, si pasojë e mungesës së qarkullimit të gjakut në kapilarë, trupi fillon të marre ngjyrë të zbehtë.

3. A ndodh kjo kur ekzaminohet trupi?

Në mënyrë tipike, po. Pra, brenda 12 orësh pas vdekjes, gjaku është grumbulluar për shkak të gravitetit dhe një ngjyrë vjollcë shfaqet në lëkurë.  Hetuesit e përdorin këtë ngjyrë të lëkurës për të përcaktuar se sa kohë nga kaluar nga vdekja. Gjithashtu, ky indikacion shërben për të përcaktuar pozicionin e trupit kur ai vdiq.

 

4. Po rreth ngurtësimit… çfarë ndodh?

Në thelb, mes tre dhe gjashtë orëve pas vdekjes, trupi forcohet. Kalciumi lidhet me proteinat të cilat janë zakonisht përgjegjëse për muskujt  (si kur jeni duke punuar  apo jeni të stresuar). Për shkak të vdekjes, reagimi shkakton shumë tension dhe rëndesë, kështu që trupi juaj është i “ mbërthyer” në atë pozitë deri në 48 orë.

 

  1. Mos harroni: Nga kjo pikë do të filloni të dekompozoheni!
Komento
Shperndaje