Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

12 këshilla universale se si të jetoni të shëndetshëm!

12 këshilla universale se si të jetoni të shëndetshëm!
March 10
15:31 2018

Çdo ditë e më shumë shtrohet debati se çfarë duhet bërë për të pasur një jetë më të shëndetshme, qoftë fizikisht apo emocionalisht ose psikologjikisht.

Sipas Organizatës së Kombeve të Bashkuara ka katër lloje shëndeti: fizik (mirëfunksionimi i organeve dhe sisteme), emiocional (gjendja e emocioneve duke rregulluar sistemin hormonal), psikologjik (mirëfunksionimi i sistemit nervor, kryesisht atij qendror) dhe shpirtëror.

Në një video të postuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë jepen 12 mënyra se si një individ normal të jetojë i shëndetshëm gjatë gjithë jetës së tij. Kjo sigurisht, arrihet duke balancuar funksionimin e katër llojeve të shëndetit.

12 këshillat janë:

1. Kini një dietë ushqimore të shëndetshme (konsumimi i të gjithë llojeve të ushqimeve, që përkthehet në marrjen e çdo lënde ushqyese).

2. Jini fizikisht aktivë (merruni me aktivitete sportive dhe vendosni trupin në lëvizje).

3. Vaksinohuni!

4. Mos merrni asnjë lloj forme cigareje!

5. Limitoni sasinë e konsumimit të alkoolit.

6. Menaxhoni stresin për shëndetin fizik dhe mendor!

7. Mbani një higjenë të mirë të trupit tuaj!

8. Udhëtoni me kujdes kur jeni në timon!

9. Vendosni rripin e sigurimit, helmet e respektoni rregullat e qarkullimit rrugor.

10. Kryeni marrëdhënie seksuale me mjete mbrojtëse!

11. Vizitohuni periodikisht te mjeku!

12. Ushqeni fëmijët me qumësht gjiri! /Blitz.al/

 

 

Komento
Shperndaje