Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

10 këshilla se si ta ruani sa më gjatë nxirjen nga plazhi

10 këshilla se si ta ruani sa më gjatë nxirjen nga plazhi
July 11
21:20 2016

 

Ia keni dalë më në fund për të arritur nxirjen perfekte të trupit pas pushimeve?

Epo, nuk mbaron me kaq… nevojiten një sërë procesesh për ta mbajtur sa më gjatë ngjyrën e trupit e për këtë duhet impenjim.

Më poshtë, 10 këshilla të cilat do t’ju ndihmojnë për të ruajtur sa më gjatë nxirjen e trupit tuaj.

1) Kujdesuni për ushqimin

Është po aq e rëndësishme si ushqyerja para ekspozimit në diell. Nevojiten frutat e perimet në ngjyrë të verdhë e portokalli, frutat e kuqe antioksiduese, vaj ulliri, i pasur me vitaminë B dhe E. Zakonet e mira në tavolinë janë një prej pikat më të padiskutueshme për të arritur një ngjyrë perfekte e për ta ruajtur atë sa më gjatë.

2) Jo dusheve të ngrohta e të gjata

Kontakti i zgjatur i lëkurës me ujin e ngrohtë favorizon rrjepjen. Më mirë një dush me ujë të vakët, gjë që e ndihmon lëkurën të qëndrojë kompakte dhe elastike. Mundohuni të zgjidhni produkte natyrale për të evituar largimin e  nxirjes.

3) Mos e fshini lëkurën. Mos e “stresoni” duke ushtruar forcë

Kur dilni nga dushi, përpiquni vetëm ta mbështesni peshqirin në trup e jo ta tërhiqni përgjatë lëkurës, në mënyrë për të evituar ushtrimin e forcës e kështu humbjen e ngjyrës.

4) Jo produkte me bazë alkoolin, zgjidhni esencat vajore

Mundohuni t’i shmangni produktet me bazë alkoolin, si për shembull parfumet, të cilat përshpejtojnë rrjepjen. Më mirë të përdorni ujërat me erë dhe esencat vajore, të cilat  nuk e ndryshojnë hidratimin.

5) Përdorni “scrub”, por zgjidhni atë të duhurin

Delikat, ama i nevojshëm. Mos kini frikë se hiqni ngjyrën e lëkurës, pasi hiqen vetëm qelizat e vdekura, të cilat do të iknin gjithsesi. Diferenca është se eliminohen në mënyrë uniforme duke ndihmuar kështu mbajtjen gjallë të ngjyrës. Këshillë: Zgjidhni një “scrub” jo shumë agresiv dhe mos e ekzagjeroni. Më pas një krem i mirë hidratues do ta kompletonte të gjithë procesin.

6) Hidratimi nëpërmjet trukut

Si alternativë e kremit hidratues përdorni produkte apostafat për zgjatjen e nxirjen, që përmbajnë përqindje të vogla të substancave autonxirëse. Disa përbërje ngjyrosin lëkurën nëpërmjet një efekti natyral.

7) Përdorni detergjentë delikatë

Pasi të ktheheni nga pushimet, përdorni shampo “të ëmbla”, jo me bazë sapuni por të pasur me vajra e krem hidratues. Ndonjëherë një dush në ujë të vakët  ku keni hedhur çaj të zi ju ndez ngjyrën.

8) Miksojini vajrat

Vaji i ullirit dhe ai i avokados janë shumë të rëndësishëm për të hidratuar lëkurën në thellësi e për ta mbajtur të butë. Interesant është fakti se ato mund të miksohen në të njëjtat vende deri në thithjen e plotë nga trupi.

9) Armiku i parë i nxirjes: ajri i kondicionuar

Ajri i kondicionuar është një armik i vërtetë. Ju than lëkurën duke prekur shtresën e parë, pikërisht atë të ngjyrosurën. Nëse dëshironi të keni ngjyrën e preferuar sa më gjatë, mos abuzoni!

10) Lëreni diellin “t’ju puthë” trupin

Përfitoni nga rrezet e fundit për të ruajtur ngjyrën e përfituar. Mjaftojnë edhe vetëm 20 minuta të kaluara në diell, në kopshtin e shtëpisë apo në tarracë, për të zgjatur kohën e nxirjes.

Komento
Etiketimet
Shperndaje