Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Mesazhi i veçantë i një babai për të voglin me sindromën Down

June 18
17:03 2016

...

...
Picture 1 of 14

Babai i të voglit William Lawrence ka menduar t’i lërë një kujtim të bukur të birit. Anëtari më i ri i familjes, vetëm 18 muajsh, ndryshe nga vëllezërit dhe motrat e tij, ka sindromën Down, por veç kësaj, ai edhe mund të “fluturojë”.

Me pak “magji” në Photoshop, i ati i ka “dhënë krahë” Will-it të vogël. Ai shpreson që fotot e shumta do ta frymëzojnë të birin. “Fotot me Will-in duke “fluturuar” kanë një kuptim të veçantë për mua. Dua t’i tregoj Will-it se pavarësisht aftësive të tij të kufizuara, ai do të arrijë të bëjë gjithçka për të tërhequr vëmendjen. Do të jetë i aftë të përballojë sfidat”, – është shprehur Alan Lawrence.

Komento
Etiketimet
Shperndaje