Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me këto këshilla flokët tuaj nuk do të kenë më kurrë probleme

Me këto këshilla flokët tuaj nuk do të kenë më kurrë probleme
April 05
18:50 2016

Në një moshë të caktuar, pasi keni ndryshuar herë pas here ngjyrën e flokëve, me siguri keni filluar të vini re dëmtimet e para në flokë. Përpara se të filloni të ndiheni të pashpresë, për shkak se flokët tuaj janë në një gjendje të keqe, mendoni se ato mund të rregullohen përsëri vetëm në qoftë se përdorni këto 11 truke.

  1. Lajini flokët kur është me të vërtetë e nevojshme. Flokët nga uji  bëhen shumë voluminozë. Mos i lani shumë shpesh flokët, vetëm atëherë kur është e nevojshme. Duke i larë më shumë seç rekomandohet flokët dëmtohen.
  1. Ditën që do të lani flokët, pak para dushit lajini me një para-shampo për të zbutur rrënjën e flokut dhe për të pasur sa më pak dëmtime. Gjithashtu nuk duhet t’i bëni masazh kokës me shampo.
  2. Bëhuni më të zgjuar në zgjedhjen e shampove. Mos shikoni në qoftë se shampot kanë sulfat. Të gjitha shampot kanë përbërës që ndikojnë në heqjen e ngjyrës. Për të mbajtur ngjyrën sa më gjatë dhe për të pasur flokë të shëndetshëm përdorni silikonin pas dushit.
  3. Pas përdorimit të silikonit mos përdorni direkt tharësen e flokëve sepse ai nuk të lejon për t’i dhënë flokut formën që dëshiron.
  4. Përpara se të përdorni tharësen e flokëve duhet të formoni disa shtresa në flokun tuaj. Spërkatni flokët me një produkt mbrojtës ndaj nxehtësisë.
  5. Pasi hiqni peshqirin e flokëve, provoni edhe diçka tjetër: fshijini flokët me letra dhe do të shikoni se flokët janë akoma shumë të lagur dhe nuk duhet t’i thani apo t’i krihni para se të siguroheni që nuk ka prapë aq shumë ujë në flokët tuaj.
  6. Nuk duhet të mbuloni me peshqir rrënjën e flokëve. Parukierët e mbajnë peshqirin e flokëve me dorë dhe nuk e vënë në kokë.
  7. Thajini flokët me të ftohtë, pasi flokët do të ndiejnë nxehtësi, do të këputen dhe do të jenë të thatë.
  8. Bëhuni krijues. Ajri i natës i than flokët, kështu që flini me flokë të lagur të mbledhur ose gërshet për të pasur ditën tjetër flokë me onde ose kaçurrela dhe madje shumë të butë.
  9. Përdorni vajra dhe jo serume për shkëlqimin e flokëve, sepse vajrat ju ndihmojnë që shkëlqimi të qëndrojë më gjatë në flokët tuaj.
  10. Një herë në javë trajtoni flokët me produktet e duhura kozmetike për të pasur flokët që dëshironi.
Komento
Etiketimet
Shperndaje