Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Me këto dy sekrete bukurie nga modelet e Victoria Secret do të dukeni shumë më të bukura

March 24
15:55 2016

...

...
Picture 1 of 3

Gjithmonë është pyetur dhe është folur për atë që përdorin modelet e Victoria Secret që kanë një lëkurë dhe paraqitje perfekte.

Ka pasur aludime të shumta pasi disa kanë thënë që përdornin të verdhën e vezës si maskë.

Por engjëlli i Victorias, Lindsay Ellingson, ka zbuluar dy sekrete bukurie që mund t’i përdorim edhe në shtëpi. Në fakt është e çuditshme sepse ato kanë një kosto të ulët.

Në një postim  Lindsay ka treguar këshillat e saj për të pasur një lëkurë si modelet e VS.

“Ky është një mashtrim i bukur që kam mësuar në prapaskenat e shfaqjeve të Victoria Secrets.  Çelësi i artistit të make up-it është që ai përdor buzëkuq për të lyer faqet. Më pas e përhap atë dhe shikon papritur një pamje fantastike. Kjo u jep tjetër imazh faqeve dhe është një metodë e shpejtë dhe e thjeshtë”.

Sekreti tjetër i modeleve të VS është se para shfaqjes ato kujdesen edhe për “iluzionin V”. Ato aplikojnë make up-in nga pjesa e brendshme e syve deri te mollëzat dhe më pas mbi mollëza. Ky lloj aplikimi i jep një efekt të natyrshëm fytyrës tuaj.

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje