Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Malia Obama do të shkojë në Harvard

Malia Obama do të shkojë në Harvard
May 02
10:24 2016

Barack dhe Michele Obama kanë bërë të ditur për të gjithë se vajza e tyre Malia do të bëjë pushim një vit përpara se të fillojë studimet e në Universitetin e Harvardit në 2017-n.

Është politikë e vetë universitetit të këshillojë studentët e rinj të bëjnë një vit pushim pas gjimnazit, duke e përdorur këtë kohë për të udhëtuar apo për të ndjekur një pasion që ata kanë.

Presidenti Obama ka thënë se ky vit pushim përkoi shumë mirë për Malian pasi për të gjithë familjen është një vit i madh: ata do të largohen nga Shtëpia e Bardhë dhe do të fillojnë jetën e tyre normale si gjithë familjet amerikane, edhe pse Barack Obama ka planifikuar të jetojë edhe disa vite të tjera në Uashington derisa vajza e vogël, Sasha, të mbarojë vitet e gjimnazit.

Malia do të vazhdojë shkollën për regjisurë sepse ajo është vërtetë e talentuar në këtë fushë. Ajo ka pasur mundësi të shfaqë talentin e saj në disa programe verore, ku ka asistuar në disa filma të xhiruar në New York.

Në një intervistë, vetë Barack Obama është shprehur tejet i emocionuar duke thënë: “Të dyja vajzat e mia janë të mrekullueshme. Malia është më shumë se gati për t’u larguar nga familja, edhe pse unë vetë nuk jam gati për këtë. Ajo është shoqja ime e ngushtë dhe do të jetë shumë e vështirë për mua të mos e shoh më nëpër shtëpi, por gjithsesi ajo është gati! Malia është e zgjuar, e përgjegjshme dhe gati për të ndërtuar rrugën e saj…”

Etiketimet
Shperndaje