Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Macja më e famshme në Instagram do t’ju bëjë të dashuroheni me të

June 15
12:59 2016

Nëse do të zhvillohej një konkurs “America’s Next top Model” për çdo specie, kjo mace sigurisht që do të arrinte të rrëmbente çmimin. Macja e racës “Pitzush” është shndërruar shpejt si e preferuar në rrjetin social Instagram.

Me mbi 21,000 ndjekës, macja 8-vjeçare bie në sy për qerpikët e gjatë të ngjyrave të ndryshme, për bizhuteritë dhe veshjet e modës më të fundit. Pronarja e saj, Roxana Dulama, ka treguar se Pitzush kishte një gojë plot me dhëmbë të infektuar, por më pas iu nënshtrua disa operacioneve dhe tanimë ka një buzëqeshje të shëndetshme me një mesazh të rëndësishëm.

Qëllimi i profilit të maces në Instagram, sipas pronares Dulama, është t’u tregojë vajzave të reja se moda nuk duhet marrë shumë seriozisht. “Mendoj se shumë gra në modë nuk janë një shembull i mirë për femrat në moshë të re. Ky është thjesht një profil argëtues që ka në shënjestër këtë stil jetese”.

Pas këtyre fotove qëndron një impenjim i vazhdueshëm i Roxana Dulama, e cila pret dhe stilon rrobat e saj për macen, përdor qerpikë falsë dhe Photoshop. Pavarësisht qëllimit të këtij profili në Instagram, Pitzush me durimin e saj është shndërruar në një supermodele.

Etiketimet
Shperndaje