Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vezë Benedikt me asparag

Vezë Benedikt me asparag
January 31
20:00 2017

Përbërësit:

  • 4 feta bukë
  • 4 vezë në temperaturë ambieni
  • 3 lugë uthull te bardhë
  • 500 g asparag
  • vaj i aromatizuar me tartuf të zi (lloj kërpudhe)

Përgatitja:

Pastroni asparagët nga pjesa e poshtme e fortë. Vendosini të ziejnë për 5 minuta në ujë me pak kripë. Hiqini dhe kalojini të kaurdisen për pak sekonda në vajin e aromantizuar me tartuf të zi. Hiqini dhe ruajini mënjanë. Në të njëjtin tigan thekni dhe fetat e bukës.

Ndërkohë vendosni në zjarr një enë të vogël me pak ujë të marrë valë dhe kur të jetë gati shtoni uthullën. Thyeni vezën në një tas jo shumë të thellë. Filloni trazoni ujin që po zien duke krijuar një vorbull dhe shtoni vezën në të. Lëreni të gatuhet për 2-3 minuta. Hiqeni me kujdes. Bëni kështu edhe për vezët e tjera.

Filloni kompozoni pjatën duke vendosur bukët e thekura, sipër tyre disa asparagë, pastaj vezën. Shtoni kripë, shtoni pak piper të zi të bluar në moment dhe akoma pak vaj me tartuf të zi./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje