Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Vaji i ullirit në tavolinën tuaj mund të mos jetë natyral

Vaji i ullirit në tavolinën tuaj mund të mos jetë natyral
August 13
18:57 2016

Shumë prej konsumatorëve nuk e dinë se çfarë lloj vaj ulliri konsumojnë. Nëse shihni me kujdes produktin që konsumoni, mund të shikoni se në të shkruhet “Prodhuar në Itali”, apo “I pastër”, “Natyral”, “Vaj ulliri i virgjër”… Të gjitha këto etiketime mund të jenë mashtrime!

Mashtrimi i konsumatorit është një praktikë e përhapur gjerësisht. Konsumatorët, të cilët priren të blejnë një produkt origjinal, mundet që të jenë duke konsumuar një produkt aspak origjinal, të holluar, një praktikë e përdorur nga kompanitë me qëllim uljen e shpenzimeve. E nëse bëhet fjalë për një produkt me të cilin konsumatorët mashtrohen më tepër, vaji i ullirit mban vendin e parë.

Në këtë rast, tregtarët mashtrojnë konsumatorët e vajit të ullirit në këto tri forma: a) duke holluar vajin natyral të ullirit me vajra më pak të shtrenjtë, përfshirë këtu sojën ose vajin e lulediellit; b) duke holluar vajin e ullirit me cilësi të lartë me atë me cilësi të ulët; c) duke prodhuar vaj ulliri me cilësi të ulët.

Nga një studim i kryer nga Universiteti i Kalifornisë në 2010-n u zbulua se 69% e mostrave të vajit të ullirit “ekstra të virgjër” dështuan të përmbushnin standardet ndërkombëtare. /Blitz.al/

 

Komento
Etiketimet
Shperndaje