Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Trupat tanë nuk kanë nevojë për mish, atëherë pse nuk mund të heqim dot dorë?

Trupat tanë nuk kanë nevojë për mish, atëherë pse nuk mund të heqim dot dorë?
June 14
11:32 2016

Mund ta imagjinoni një botë pa prezencën e kafshëve? Ose akoma më thjeshtë, pa konsumuar mishin e disa kafshëve siç bëjmë tani? Për shumë nga ne kjo mbetet e paimagjinueshme më së shumti për faktin se pjatat me përmbajtje mishi janë më të lakmuarat në restorante dhe në çdo kuzhinë tradicionale të vendeve të botës. Por nëse në një moment nuk do të mundemi të konsumojmë më mish, çfarë mund të ndodhë?

Në fakt, nuk do të ishte eksperiment, por thjesht rikujtim i historisë pasi nëse do të ktheheshim pas në Luftën e Parë Botërore do të mësonim se gjatë pushtimit të Danimarkës nga forcat gjermane, populli i Danimarkës nuk konsumoi asnjë produkt mishi dhe çudia ndodhi kur u vu re se ishin më të shëndetshëm sesa në periudhën kur konsumonin mish, si dhe numri i vdekjeve ra me 34 për qind.

Pse nuk heqim dot dorë nga mishi për aq kohë sa moskonsumimi i tij sjell vetëm të mira për organizmin tonë? Studiuesit kanë disa përgjigje për këtë, por më së shumti ata mendojnë se arsyeja nuk është aspak biologjike, por shoqërore. Na pëlqen mishi sepse e ndajmë atë me të tjerët dhe lidhim kështu familjen; na pëlqen mishi sepse mund të dalim për gjueti dhe të argëtohemi me miqtë; na pëlqen mishi sepse në kulturat tona festat nuk kanë kuptim pa mishin e pjekur dhe gjellët tradicionale; na pëlqen mishi sepse jemi qenie agresive dhe kemi sensin e garës, fuqisë dhe dominimit. Pra, siç mund ta shikoni, të gjitha arsyet se pse e pëlqejmë mishin, janë në fakt arsyet pse nuk heqim dot dorë prej tij, si pasojë e traditës dhe normave shoqërore që janë ngritur bashkë me konsumimin e mishit.

A mund ta heqim përgjithmonë mishin nga dieta? Sipas Zarakskas, që është edhe një studiuese e famshme në fushën e produkteve ushqimore dhe impaktit shoqëror mbi to, kjo është shumë e vështirë. Nuk mund të imponosh një shoqëri të tërë mishngrënëse të kthehet papritur në vegjetariane apo vegane sepse në fund të ditës mbetet zgjedhje personale. Ajo çka mund të bëjnë njerëzit për të ndihmuar mjedisin, si dhe për të pasur një shëndet më të mirë është të konsumojnë më pak mish sesa bëjnë në përgjithësi. Mjafton edhe një biftek më pak në ditë.

Komento
Shperndaje