Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tost francez

Tost francez
June 21
18:10 2016

Mënyra më e mirë për ta nisur mirë ditën duke ëmbëlsuar mëngjesin me një tost francez.

Përbërësit:

  • 3 feta bukë të bardhë
  • 2 vezë
  • 100 ml qumësht
  • 2 lugë miell
  • 2 lugë mjaltë
  • disa luleshtrydhe
  • pak kanellë
  • 2 lugë gjalpë
  • gjethe mendre

Përgatitja:

Rrihni vezёt me qumështin derisa tё bёhen shkumoze. Kaloni njё nga njё fetat e bukёs  nё masёn me qumёsht dhe vezё. Kalojeni edhe nё miell.

Vendosni në zjarr njё tigan, hidhni gjalpin dhe skuqni nё të fetat e bukёs nga tё dyja krahёt.

Vendosini nё njё pjatё dhe sipёr vendosni luleshtrydhet e prera nё feta, pluhuroseni me kanellë dhe shtoni mjaltin.

Shërbejeni.

Burimi: Adda’s All  http://addasall.com/toast-francez/

Komento
Etiketimet
Shperndaje