Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tortë molle me karamel

Tortë molle me karamel
October 06
19:34 2016

Përbërësit:

Për një tavë tortë 26-28 cm

    • 3 mollë mesatare
    • 250 g miell 00
    • 100 g sheqer
    • 1 pako pluhur pjekës për ëmbëlsira
    • 1 majë luge të vogël kanellë
    • 3 vezë
    • 50 g gjalpë
    • 4-5 lugë qumësht
    • 2 lugë sheqer kaf

    Për karamelin:

    • 100 sheqer
    • 150 ml pana e freskët
    • 1 lugë gjalpë

    Përgatitja:

    Fillimisht përgatisni karamelin. Vendoseni sheqerin në një tenxhere me fund të trashë dhe vendoseni në zjarr të mesëm derisa të shkrihet plotësisht. Veçmas ngrohni panën, por mos e lini të ziejë dhe bashkojeni me karamelin. Përziejeni vazhdimisht derisa sheqeri me panën të lidhen dhe të formohet një masë e trashë dhe kremoze. Fikeni zjarrin dhe shtoni në të gjalpin, përziejeni përsëri dhe lëreni të ftohet komplet.

    Tani përgatisni tortën, ndani të verdhat nga të bardhat dhe të bardhat e vezëve formojini në shkumë.

    Rrihni gjalpin me sheqerin derisa sheqeri të tretet dhe shtoni të verdhat e vezëve një nga një. Përziejeni me rrahësin elektrik derisa të keni një masë shkumoze.

    Shtoni duke situr miellin e përzier me pluhurin pjekës dhe kanellën te masa me vezë dhe përziejeni me delikatesë me një spatul kuzhine. Nëse masa ju rezulton shumë e trashë shtoni edhe nga një lugë qumësht. por nga një lugë e nga një lugë që mos ta qullni shumë brumin.

    Tani bashkoni të bardhat e vezëve të formuara në shkumë te brumi dhe përziejeni me delikatesë që mos të ulni volumin e tyre.

    Në fund bashkoni me brumin dhe karamelin. Gjithmonë përziejeni me delikatesë duke e çuar spatulën deri në fund të enës pasi aty depozitohet karameli.

    Lyeni tavën me pak gjalpë dhe pluhuroseni me miell.

    Shtoni në të brumin dhe në komplet sipërfaqen e tortës zhysni brenda rreth e rrotull feta molle të prera hollë.

    Spërkateni me sheqer kaf, vendosni akoma disa copëza gjalpi sipër dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 160°C për 40 minuta.

    Lëreni të kullojë paksa dhe shërbejeni të ngrohtë (me një top akullore me vanilje sipër, kalon në një tjetër nivel). /Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Shperndaje