Tortë e mbushur me pjeshkë

July 15
19:09
2016
Kjo është koha më e përshtatshme për të përgatitur këtë tortë, pasi pjeshkat janë në kohën e tyre më të mirë.
Përbërësit:
- 400 g miell
- 3 të verdha veze
- 1 lugë e vogël sodë buke
- 100 g sheqer pluhur
- 120 g gjalpë i ftohtë
Për mbushjen:
- rreth 800 g pjeshka
- 150 g sheqer kaf
- 1 limonë
Përgatitja:
Përgatisni brumin frolla dhe ndajeni në dy pjesë. Një pjesë vendosni në frigorifer në temperaturë të freskët dhe tjetrën vendosni te ngrirja.
Përgatisni mbushjen e tortës.
Pastroni pjeshkat nga lëkura dhe pritini në copa të vogla. Vendosini të gatuhen në një enë me fund të trashë me sheqerin dhe lëngun e limonit dhe 1 gotë ujë. Lërini të gatuhen ngadalë sikur të bëni një reçel. Kur pjeshkat të zbuten dhe lëngu të jetë trashur, hiqeni dhe lëreni të ftohet.
Me ndihmën e një letre furre hapni brumin që keni lënë te fresku. Për një tavë torte të përmasave 20 cm llogariteni ta hapni petën dhe pak më të madhe se duhet të vishen dhe anët e tortierës. Hidhni në mes mbushjen me pjeshkë
Merrni brumin frolla që kemi lënë në ngrirje dhe me anë të një rendeje, grijeni sipër tortës duke mbuluar gjithë sipërfaqen e saj.
Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180° për 30 minuta.
Lëreni të ftohet paksa dhe shërbejeni. Kjo tortë është shumë e përshtatshme edhe për mëngjes.
Burimi: Adda’s All