Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tortë e mbushur me luleshtrydhe, boronicë dhe me aromë mendre

Tortë e mbushur me luleshtrydhe, boronicë dhe me aromë mendre
June 12
21:24 2016

 

Është verë dhe vera thërret fruta e ngjyra pafund. Sot po ju sjell një recet të thjeshtë dhe shumë të shijshme një tortë e mbushur me luleshtrydhe dhe boronica. Është stili i tortës amerikane “pie”,që ne e shqipërojmë byrek. Një bazë brumi brisè të cilin ju mund ta zvëndësoni dhe  me sfoljatin.  Ideale për mëngjes ose për zemër pasditeve.

Përbërsit për një tavë torte me diametër 22 ose 24 cm

Për brumin brise:

  • 400 gr. miell
  • 200 gr. gjalpë i ftohtë
  • 140 ml ujë shumë i ftohtë
  • 100 gr. sheqer

Për mbushjen:

  • 400 gr. boronica
  • 400 gr. luleshtrydhe
  • 100 gr. sheqer kaf
  • 4-5 gjethe mëndër
  • lëngu i gjysëm limoni

 

Përgatitja:

Përgatisni brumin brise duke përzierë në makineri ose me dorë të gjithë përbërësit derisa të formoni një top, mbështilleni me qese kuzhine dhe lëreni në frigorifer të pushojë për 40 minuta.

Përgatisni mbushjen duke vendosur në një tigan boronicat dhe luleshtrydhet e prera në mes, sheqerin, gjethet e mëndrës dhe lëngun e limonit dhe lërini derisa të zbuten paksa, mos i trazoni që mos i prishni formën. Kur të jenë gati, hiqni gjethet e mëndrës dhe lëreni të ftohet.

Ndajeni brumin në dy pjesë dhe hapeni në madhësinë e  tavës tuaj, shtoni petën e parë të cilën do ta hapni pak më të madhe se tava, hidhni mbushjen në të dhe mbulojeni me petën e dytë. Izoloni mirë anët dhe gjithë tortën,  lyeni me një të verdhë veze të holluar me pak ujë. Bëni sipër tortës nja dy të shpuara me pirun që ti dali avulli i tepërt dhe piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 40-50 minuta. Lëreni të mpikset paksa para se ta nxirni nga forma dhe shërbejeni me sheqer pluhur sipër.

Burimi: Adda’s All

Etiketimet
Shperndaje