Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tortë e kthyer me pjeshkë

Tortë e kthyer me pjeshkë
July 31
12:23 2016

Përbërësit:

Për një tavë torte me diameter 26 cm

  • 3 vezë
  • 2 pjeshkë pa push
  • 1 gotë kos
  • 100 g gjalpë në temperaturë ambienti
  • 1 pako me pluhur pjekës për ëmbëlsira
  • pak vanilje
  • 250 g miell 00 ose manitoba
  • 100 g sheqer të bardhë

Për karamelin:

  • 200 g sheqer të bardhë
  • 1 lugë kafe kripë
  • 50 g gjalpë

Përgatitja:

 

Rrihni gjalpin e butë me sheqerin dhe shtoni një nga një vezët, vazhdoni rrahjen derisa të keni një masë të butë. Përzieni miellin me pluhurin e vaniljes dhe pluhurin pjekës dhe shtojeni duke e situr te masa me vezë. Përziejini përsëri me rrahësin elektrik. Në fund shtoni kosin.

Përgatisni karamelin duke vendosur sheqerin në një enë me fund të trashë dhe lëreni derisa sheqeri të bëhet i lëngshëm, shtoni kripën dhe gjalpin dhe i përzieni me shpejtësi që të krijoni një karamel paksa të trashë dhe lisho. Lyeni  fundin dhe anët e një tortiere me pak gjalpë dhe sipër vendosni vetëm në fundin e tavës së tortës një letër kuzhine. Shtoni karamelin në të dhe mbulojeni fundin me pjeshkë.

(Pjesën që mbetet priteni në copa të vogla dhe shtojani brumit por kjo është sipas dëshirës, jo e domosdoshme, unë nuk ia hodha).

Hidhni brumin në tortierë në mënyrë të njëtrajtshme dhe piqeni në 160°C për 40 minuta.

Lëreni të ftohet paksa para se ta nxirrni nga forma të kthyer. /Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Tortë e kthyer me pjeshkë

Shperndaje