Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tortë e kthyer me ananas dhe karamel të kripur

May 30
20:18 2016

...

...
Picture 1 of 3

Kjo tortë është tipike për mëngjese ose pasdite, shoqëruar me çaj ose kafe.  Tek piqet të mbushet shtëpia dhe shpirti me erë karamele. Receta qarkullon prej kohësh online, por mund të bëni disa modifikime dhe ta personalizoni sipas dëshirës. Për shembull, në vend të miellit të bardhë mund ta bëni me miell integral dhe karamele të kripur, në vend të qumështit hidhni  shurupin e ananasit.

Përbërësit:

  • 3 vezë
  • 2 kuti me komposto ananasi
  • 100 ml shurup ananasi
  • gjalpë në temperaturë ambjenti
  • 1 pako me pluhur pjekës për ëmbëlsira
  • Pak vanilje
  • 250 g miell integral
  • 100 g sheqer të bardhë ose 200 g sheqer kaf

Për karamelin:

  • 200 g sheqer të bardhë
  • 1 lugë kafe kripë
  • 50 g gjalpë

Përgatitja:

Rrihni gjalpin e butë me sheqerin dhe shtoni një nga një vezët, vazhdoni rrahjen derisa të keni një masë të butë. Përzieni miellin me pluhurin e vaniljes, pluhurin pjekës dhe shtojeni  këtë te masa me vezët. Përziejini përsëri me rrahësin elektrik. Në fund shtoni shurupin e ananasit.

Përgatisni karamelin duke vendosur sheqerin në një enë me fund të trashë dhe lëreni derisa sheqeri të bëhet i lëngshëm, shtoni kripën, gjalpin dhe përziejeni me shpejtësi që të krijoni një karamel paksa të trashë dhe lisho. Lyeni fundin e një tortiere me pak gjalpë dhe sipër vendosni letër kuzhine. Shtoni karamelin në të dhe mbulojeni fundin me feta ananasi. Pjesën që mbetet priteni në copa të vogla dhe shtojani brumit. Përziejeni brumin me një spatul dhe vendoseni në tortierë. Piqeni në 160° për 40 minuta.

Lëreni të ftohet paksa para se ta nxirrni nga forma të kthyer.

Burimi: Adda’s All

Komento
Etiketimet
Shperndaje