Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tortë e kripur me patate, spinaq dhe kima

Tortë e kripur me patate, spinaq dhe kima
September 21
22:33 2018

Përbërësit për 6 persona:

400 gr. Spinaq

2 cop Peta brisèe

4 cop Salsiçe italiane

5 cop Patate

2 cop Qep

2 lugë Parmixhano të grirë

Pak Vaj ulliri

1 Verdhë veze

Pak Kripë

Pak Piper të zi

2 thelpinjë Hudhra

1 filxhanë kafe Qumësht

Pak Miks Erëzash Provenciale

Përgatitja:

Fillimisht qëroni patatet dhe pritini në feta të holla,  jepini një vale në ujë me kripë për 10 minuta. Kullojini dhe lërini të ftohen plotësisht.

Përgatisni kiman me salsiçe duke kaurdisur qepët e prera hollë me vajin me brumin e salsiçes të shkërmoqur, kriposini, piperosni dhe shtoni dhe pak hudhër të prerë në feta. Lëreni që qepët të zbuten dhe salsiçet të kaurdisen mirë duke i përzier herë pas here.

Tani kaloni në tigan dhe spinaqin me pak vaj ulliri, kur të ketë ulur volumin hiqeni dhe atë dhe lëreni të ftohet.

Kur të gjithë përbërësit t’i keni gati,  formoni tortën e kripur.

Shtroni një petë brize në një tavë torte të cekët me letër furre poshtë.

Bëni disa të shpuara në fundin e saj. Visheni fundin me feta patatesh. Kriposeni piperoseni dhe pluhroseni me një miks erëzash provenciale ose majdanoz dhe rigon.

Spërkateni sipër me pak djathë të grirë, shtoni disa lugë kima me salsiçe dhe përhapeni në të gjithë sipërfaqen e patateve. Vendosni sipër kimas një shtresë me spinaq dhe mbulojeni shtresën e spinaqit me pjesën e mbetur të patateve. Përsëri kriposeni, piperoseni dhe puhëroseni me erëza të thata.

Shtroni dhe pjesën e mbetur të salsiçeve , akoma pak djathë të grirë, dhe qumështin. Qumështi na ndihmon t’a mbajmë të butë mbushjen brenda dhe të krijojë një masë kremoze që të lidhi shijet. Tani mbulojeni komplet tortën me pjesën tjetër brize dhe bëni disa vrima me pirun në sipërfaqen e saj dhe një prerje të vogël kryq në mes. Lyeni sipërfaqen e saj me të verdhën e vezës të rrahur me qumësht.

Piqeni në furrën e nxehur më parë në 170°C për 30-35 minuta.

Lëreni të ftohet paksa para se ta shërbeni.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje