Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tortë e kripur me mel dhe pesto patëllxhani

Tortë e kripur me mel dhe pesto patëllxhani
October 20
19:33 2017

Përbërsit:

  • 2 gota me mel
  • 2 vezë
  • 2 patëllaxhan
  • 2-3 thelpinj hudhëra
  • 1 dorë arra
  • 2 lugë pekorino ose parmixhano të grirë
  • kripë dhe piper i zi
  • pak vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 200 gr. djathë të butë dhie
  • një tufë e vogël me borzilok
  • 2 lugë galet (peksimadhe)

 

Përgatitja:

Shpëlaheni mirë melin dhe vendoseni të ziejë në ujë të bollshëm me kripë për 15 minuta.

Ndërkohë përgatisni peston e patëllxhanit. Prisni patëllxhanët në copa të vegjël dhe vendosini të kavërdisen me pak vaj ulliri, kur të zbuten hiqini dhe vendosini në një blender ku do të shtoni dhe arrat, hudhërat, djathin e grirë, kripë, piper të zi dhe disa lugë vaj ulliri. Grijini derisa ti bëni një krem jo shumë homogjen.

Kur meli të jet ftohur, bashkojeni me vezët, peston e patëllxhanit dhe provojeni nëse ka nevoj akoma për kripë dhe piper të zi.  Lyeni një tavë torte me hapje nga jashtë me vaj dhe galet dhe vendosni në të brumin e përfituar. Piqeni në  180° për 40- 50 minuta. Lëreni të ftohet mirë.

Djathit të dhisë shtoini gjethet e borzilokut dhe grijeni me mikserin derisa të bëhet një krem i butë. Lyeni tortën me të dhe shërbejeni./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje