Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tortë e kripur me çikore të kuqe dhe djathë

Tortë e kripur me çikore të kuqe dhe djathë
April 25
18:57 2017

Përbërsit:

  • 1 petë me brumë sfoljatë
  • 2 tufa çikore të kuqe
  • 200 gr djathë kaçkavallë i butë që shkrihet
  • 2-3 lugë galetë
  • pak vaj ulliri
  • kripë dhe piper të zi
  • 1 hurdhër
  • pak uthull balsamike

Përgatitja:

Lani çikoren e kuqe dhe priteni në copa të vogla.Vendoseni të kauardiset me pak vaj ulliri dhe një hudhër të plotë të ngjeshur pak me dorë. Përzijeni mirë derisa të vyshket dhe shuajeni me pak uthull balsamike. Kriposeni dhe shtoni pak piper të zi. Hiqeni hudhrën dhe lëreni çikoren mënjanë të ftohet.

Galetën thekeni në një tigan me fund që nuk ngjit derisa të marri ngjyrë të artë. Lëreni dhe këtë të ftohet. Priteni djathin në kubike dhe bashkojeni me çikoren e kuqe që tashmë është ftohur.

Shtroni brumin sfoljatë në një tavë me letër furre poshtë, bëni disa të shpuara me pirun fundit, sipër spërkateni me galetën e thekur.Pastaj shtroni çikoren e kuqe me djathin dhe palosni anët e brumit. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180° për rreth 20-25 minuta. Lëreni të pushoj paksa para se ta shërbeni./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje