Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Torta tiramisu

Torta tiramisu
June 01
19:20 2016

Një tortë plot me energji, atë energji që e marrim çdo mëngjes nga aroma e kafes dhe mendojmë si të programojmë ditën tek e gjerbim atë gllënjkë pas gllënjke. Dhe nëse e shoqëroni me një tortë të tillë, dita do t’ju duket edhe më e lehtë për t’u përballuar.

Përbërësit:

Për pandispanjën:

  • 6 vezë në temperaturë ambienti
  • 5 kg miell
  • 50 g niseshte misri ose patateje
  • 100 g sheqer
  • 16 g vanilje ose aromën që dëshironi

Pjesa tjetër:

Për njomjen e tortës:

  • 300 ml kafe ekspres ose kafe solubile
  • 100 ml liker me shije kafeje ose krem kafeje
  • 2 lugë sheqer
  • Pjesa e dekorit:
  • 100 g sheqer
  • 2 të verdha veze
  • 700 g maskarpone
  • 100 ml pana e freskët
  • 2 -3 lugë kakao pluhur pa sheqer

Përgatitja:

Për përgatitjen e kësaj torte ju duhet qese pastiçerie me grykë në formë ylli për të krijuar dekorin e bukur të trëndafilave. Në pamundësi bëni dekorin klasik të një torte normale.

Përgatisni kremin duke rrahur panën dhe formoheni në shkumë pastaj rrihni të verdhat e vezëve me sheqerin derisa ai të tretet komplet, shtoni maskarponen dhe përziejini derisa masa të bëhet e kremtë. Shtoni panën e formuar dhe përziejini me kujdes me një spatul kuzhine. Transferojeni një pjesë të kremit në një qese pastiçerie me grykën yll dhe lëreni në frigorifer me gjithë pjesën tjetër të mbetur për t’u bërë një krem kompakt dhe i punueshëm. Duhen rreth 4 orë gjithsej.

Ndërkohë, përgatisni pandispanjën, receta e parë, dhe lëreni të ftohet plotësisht. Përgatisni lëngun e njomjes duke përzierë kafen me likerin e kafes dhe 2 lugë sheqer. Lëreni të ftohet. Kur t’i keni gati të gjithë përbërësit filloni formoni tortën. Prisni pandispanjën në 2 ose 3 disqe.

Diskun e parë njomeni mirë me lëngun e kafes, bëni një shtresë të bollshme me kremin me maskarpone (pjesën që kemi, veç jo atë te qesja e pastiçerisë) dhe spërkateni me kakao. Vendosni përsëri një tjetër disk pandispanje, njomeni, bëni një shtresë me krem, spërkateni me kakao pluhur dhe vendosni sipër diskun tjetër, njomeni edhe këtë.

Tani lyeni komplet tortën me kremin duke i dhënë një pamje sa më të rregullt. Sipër bëni trëndafila me kremin që keni te qesja e pastiçerisë duke rrotulluar dorën rreth vetes për t’i dhënë pamjen e një trëndafili.

Spërkateni lehtë me kakao dhe vendoseni tortën në frigorifer të pushojë për nja 4 orë.

Ju këshilloj ta përgatisni këtë tortë një ditë para për të pasur një rezultat sa më të mirë.

Burimi: Adda’s All

Komento
Etiketimet
Shperndaje