Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Torta të vogla të kripura me mel dhe perime

Torta të vogla të kripura me mel dhe perime
June 08
19:02 2016

Janë vegjetariane, të shëndetshme, të lehta dhe super të shijshme. Servirini si antipastë ose të shoqëruara me një sallatë stine; bëhet pjata ideale për darkat e verës. Të pështatshme për fëmijët dhe për t’i marrë me vete në punë. Ideale edhe për ju që doni ushqime pa gluten.

Përbërësit:

Për rreth 10 copë

  • 1 gotë plot me mel
  • 3 kungulleshka
  • 3 karota
  • 2 vezë
  • Një tufë e vogël me mendër
  • 2 thelpinj hudhra
  • Kripë dhe piper i zi
  • 2 lugë vaj ulliri
  • 2 lugë galetë

Përgatitja:

Shpëlani mirë melin dhe vendoseni të ziejë në ujë të bollshëm me pak kripë për nja 10 minuta. Kullojeni dhe ruajeni mënjanë. Ndërkohë, grini në rende karotat, kungulleshkat dhe hudhrat. Bashkojini me melin dhe shtoni mendër të grirë imët, kripë, piper të zi, vajin e ullirit dhe vezët. Përziejini mirë.

Lyeni me pak vaj disa forma njëpërdorimshe ose tepsinë që përdorni për “muffin”  dhe spërkateni me galetë. Shtoni në të masën me mel dhe perime, duke e lënë pak më poshtë se ana e formës. Piqeni në furrën e nxehur më parë në 180°  për 30 minuta ose sa të shikoni që masa është mpiksur dhe sipërfaqja është e kuqerremtë. Lëreni të ftohet paksa para se ta nxirrni nga format dhe ta konsumoni. Janë shumë të mira edhe të ftohta.

Burimi: Adda’s All

Etiketimet
Shperndaje