Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Torta “Saint Honore”

Torta “Saint Honore”
September 22
19:04 2016

Torta “Saint Honore” e merr emrin nga peshkopi i Amiens-it, një qytet në Francë, në kufi të Parisit. E krijuar nga shefi pastiçier Chiboust në vitin 1846, torta është e përbërë nga profiterola në një bazë sfoljat të lyer me krem “chibust” (çibust) ose krem pastiçerie. Natyrisht, me kalimin e kohës ajo ka pësuar ndryshime.

Përbërësit:

  • 75 g miell
  • 12 ml ujë
  • 55 g gjalpë
  • 2 g kripë
  • 2 vezë në temperaturë ambienti

Pjesa tjetër:

  • 2 petë sfoljat të formës rrethore
  • krem pastiçerie me kakao (masat e përgjysmuara sepse nevojitet më pak)
  • krem çokollate
  • 1 pana vegjetale për t’u formuar në shkumë
  • pak sheqer kaf
  • pak arra të qëruara

Përgatitja:

Fillimisht përgatisni binjet duke vënë në zjarr ujin, shtoni kripën dhe gjalpin dhe sapo të ngrohet uji dhe gjalpi të shkrijë shtoni miellin, përziejeni mirë me një spatul derisa të formohet brumi. Vazhdoni gatuajeni derisa brumi të shkëputet nga anët e enës. Lëreni të ftohet paksa dhe rriheni me një rrahës elektrik duke shtuar vezët një nga një. Vazhdoni përziejeni derisa masa të bëhet lisho. Transferoni brumin në një qese pastiçerie dhe sipër një tave të veshur me letër furre bëni topa me diametër rreth 2 cm larg njëri – tjetrit.

Vendosini të piqen në furrën e ngrohur më parë në 200° për 15 minuta, pastaj uleni temperaturën në 180° për rreth 15 minuta të tjera. Fikeni sobën dhe lërini brenda derisa të thahen dhe të ftohen komplet.

Ndërkohë ju përgatisni kremin e pastiçerisë me kakao dhe kremin me çokollatë.

Unë petën sfoljat e preva në një diametër 22 cm me një formë rrethore  sepse nuk e doja aq të madhe sa e blera. Lyeni pak sipërfaqen e njërës petë me pak qumësht ose me një vezë të rrahur sa të ngjiten dy petët njëra me tjetrën dhe të bëhen një trup i vetëm. Lyeni përsëri sipërfaqen e petës që përfituat me pak qumësht ose vezë të rrahur dhe spërkateni me sheqer kaf. Bëni disa të shpuara me pirun sipër saj dhe vendoseni të piqet në 180° për 20 minuta ose derisa të shikoni që është pjekur dhe ka marrë ngjyrë të bukur. Hiqeni dhe lëreni të ftohet.

Pasi binjet janë ftohur, lyeni majën e tyre me çokollatë dhe vendosini në frigorifer të mpiksen.

Më pas nxirrini nga frigoriferi dhe mund të veproni në dy mënyra:

Nëse keni  një qese pastiçerie me grykë si shiringë mund të hidhni në të pak krem pastiçerie dhe t’i mbushni brenda binjet duke i shpuar me majën si shiringë

Ose hidheni kremin e pastiçerisë në një qese me grykë yll. Ndani binjet në mes dhe mbushni me pak krem pjesën e poshtme, atë pa çokollatë. Ruaji mënjanë.

Diskun e petës sfoljat, e cila është dhe baza e tortës,lyejeni me krem pastiçerie. Vendosni sipër saj profiterolat (binjet), anash, në mënyrë rrethore. Formoni dekorime sipas dëshirës me kremin e çokollatës dhe pana.

Anash lyejeni pak me krem pastiçerie dhe mbuloni anët me arra të grira trashë.

Ruajeni në frigorifer deri në momentin që do ta shërbeni./Blitz.al/

Burimi:Adda’s All

Komento
Shperndaje