Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Torta “Red Velvet”

Torta “Red Velvet”
February 14
20:15 2017

Tani përvishni mëngët dhe përgatiteni këtë tortë për Shën Valentin.

Përbërësit:

  • 2 filxhan çaji e gjysmë me miell 
  • 2 filxhan çaji sheqer
  • 1 lugë kakao e hidhur (pa sheqer, pa qumësht)
  • 1 lugë të vogël kripë
  • 3 vezë në temperaturë ambienti
  • 1oo ml gjalpë i shkrirë ose vaj vegjetal
  • 1 lugë të vogël vanilje
  • 1 filxhan çaji kos 
  • 2 pako ngjyrues ushqimor i kuq në formë xheli
  • 1 lugë të vogël me sodë buke
  • 1 lugë uthull e bardhë

Për kremin e djathit:

  • 3 pako djathë “Filadelfia” natyral
  • 150 g gjalpë në temperaturë ambienti
  • 2 lugë qumësht i ngrohtë
  • 2 lugë sheqer
  • 1 lugë e vogël vanilje

Për kremin e gjalpit

  • 400 g gjalpë në temperaturë ambienti
  • 1 lugë të vogël vanilje
  • 500 ml qumësht
  • 50 g miell oo
  • 150 g  sheqer pluhur

Përgatitja:

Përzieni  miellin, kakaon dhe kripën dhe ruajini mënjanë. Përzieni mirë me rrahësin elektrik vezët me sheqerin derisa të bëhet shkumë. Pastaj shtoni ngadalë gjalpin e shkrirë dhe të ftohur gjithmonë duke i përzierë.

Bashkoni ngjyruesin me kosin. Shtoni gjysmën e tij te kremi me vezë, përziejeni. Tani shtoni duke situr dhe gjysmën e masës së thatë, d.m.th miellin dhe përziejini ngadalë gjithmonë me rrahësin elektrik. Shtoni përsëri kosin me ngjyruesin, përziejeni dhe në fund shtoni masën e miellit.

Uthullën e  bardhë përziejeni me sodën e bukës dhe lëreni të shkumëzojë, shtojani brumit të tortës,  përziejeni lehtë dhe ndajeni brumin në dy tava me diametër 26 cm. Nëse s’keni dy tava, piqeni dy herë brumin. Mos bëni gabim ta piqni në një të vetme, brumi është  shumë i trashë dhe nuk do t’ju piqet mirë, për më tepër pandispanja do t’ju rrijë e rëndë dhe jo e fryrë. Piqeni në 180° për 30 -35 minuta. Bëni provën  e shkopit, nëse del i pastër nga mesi i tortës janë gati. Lërini të ftohen plotësisht.

Përgatisni kremin e djathit duke rrahur gjalpin me sheqerin dhe qumështin derisa të bëhet një masë shumë e kremtë. Shtoni djathin “Filadelfia” dhe përziejini mirë derisa të lidhen përbërësit. Ruajeni mënjanë, por jo në frigorifer.

Për kremin e gjalpit ju duhet të nxehni qumështin dhe të shtoni në të miellin, përziejeni sipër zjarrit derisa të trashet. Hiqeni dhe vendoseni në një enë tjetër, mbulojeni me qese kuzhine duke prekur sipërfaqen e tij dhe lëreni të ftohet plotësisht.

Rrihni mirë gjalpin me sheqerin pluhur dhe vaniljen derisa të bëhet masë e kremtë.  Kur kremi prej qumështi të jetë ftohur plotësisht bashkojeni me gjalpin dhe përziejeni përsëri me rrahësin elektrik që të lidhen së bashku.

Tani hiqni tortat nga forma e tyre dhe jepini një pamje të drejtë sipërfaqes së tyre duke i prerë komplet koren e sipërme. Vendosini nja 10 minuta në frigorifer që sipërfaqja të thahet paksa dhe mos të dalin thërrime teksa e lyeni me krem.

Pastaj lyeni njërin disk me 1 nga kremrat që keni zgjedhur, vendosni sipër diskun tjetër me sipërfaqen e prerë poshtë dhe atë të lëmuar sipër dhe dekorojeni të gjithë tortën me krem. Torta origjinale parashikon dekorin e saj nga jashtë me thërrimet e pandispanjës së kuqe, por unë e dekorova me trëndafila.

Mund ta dekoroni edhe me miell arre kokosi dhe fruta të kuqe./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

 

Shperndaje