Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tiramisu me luleshtrydhe

Tiramisu me luleshtrydhe
June 15
14:06 2016

Më në fund është koha e luleshtrydheve dhe për këtë ëmbëlsirë duhen pikërisht të freskëta dhe të stinës.

Përbërësit për 6 persona në një tavë drejtkëndore 20 me 15 cm:

  • 700 g luleshtrydhe
  • 500 g maskarpone
  • 2 pako biskota për tiramisu (savojardi ose pavezini)
  • 150 g sheqer
  • 2 kokrra limonë
  • 3 vezë

Përgatitja:

Lani dhe prisni luleshtrydhet në kubikë të vegjël. Shtojini dy lugë nga sheqeri dhe lëngun e filtruar të dy limonëve. Mbulojini me qesen e kuzhinës dhe ruajini në frigoriferë për rreth 30-50 minuta ose derisa kanë formuar shurupin, i cili na nevojitet për të njomur biskotat. Lini disa luleshtrydhe të plota mënjanë për dekorimin e sipërm.

Ndërkohë, përgatisni kremin duke rrahur të verdhat e vezëve me sheqerin me ndihmën e rrahësit elektrikë derisa të formoni një masë shkumoze. Shtoni dhe maskarponin dhe përziejini përsëri derisa masa të transformohet në krem. Formoni të bardhat e vezëve në shkumë dhe bashkojini me kremin e maskarpones duke i përzierë ngadalë në mënyrë që mos t’ju shpërbëhen  me ndihmën e një spatule kuzhine. Ruajeni dhe këtë në frigoriferë.

Kur të ketë kaluar koha e mjaftueshme për formimin e shurupit nga luleshtrydhet, kullojini ato dhe shurupin ruajeni mënjanë. Formoni tiramisunë duke njomur biskotat në shurup dhe bëni një shtresë në një tavë, sipër tyre shtroni një pjesë nga kremi me maskarpone dhe sipër kremit një shtresë me luleshtrydhet e prera në kubikë, përsëri biskota të njoma me shurup, krem me maskarpone dhe luleshtrydhe e kështu me radhë.

Burimi: Adda’s All

Komento
Etiketimet
Shperndaje