Tiramisu me krem limonçeli dhe luleshtrydhe

Limonçeli është një liker alkoolik me aromë limoni.
Përbërësit:
- 250 g maskarpone
- 300 g luleshtrydhe
- 20 biskota Savoiardi ose Pavezini
- 2 lugë sheqer normal
- 40 g sheqer pluhur
- 2 limona
- 3 të verdha veze
- 60 ml liker limonçelo
Përgatitja:
Lani luleshtrydhet dhe pritini në copa të vogla. Shtoni lëngun e 1 limoni, 1 lugë nga sheqeri normal dhe lërini në frigorifer.
Përgatisni kremin duke rrahur vezët me sheqerin pluhur dhe 30 ml limonçelo. Kur të keni një masë shkumoze shtoni maskarponen dhe rrihini përsëri. Transferojeni në një qese pastiçerie dhe lëreni në frigorifer.
Përgatisni shurupin ku do të njomni biskotat duke tretur në zjarr 1 lugë sheqer normal me një filxhan kafeje ujë, shtoni lëngun e një limoni dhe pjesën tjetër të mbetur të limonçelos, sapo të marri valë, hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet.
Pasi i keni përgatitur të gjithë përbërësit formoni tiramisun, duke njomur biskotat te shurupi, vendosini në fundin e gotës, bëni një shtresë me krem dhe shtoni luleshtrydhet në copa. Mund ta përgatisni edhe në një tavë drejtkëndore. Unë e kam dekoruar sipër me salcë karameli dhe biskota të plota.
Lëreni të pushojë në frigorifer rreth 2-3 orë para se ta shërbeni./Blitz.al/