Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tavë peshku, perfekte për në fundjavë

Tavë peshku, perfekte për në fundjavë
September 16
17:25 2017

Ja dhe tava e peshkut alla shqiptarçe. Në mungesë së krapit të Shkodrës mund ta realizoni me çdo lloj peshku që dëshironi. Unë përdora levrekun pasi ka goxha mish dhe nuk më thahet gjatë gatimit.

Përbërësit:

1 peshk rreth 2 kg

500 g  domate

500 g qepë

4-5 hudhra

fletë dafine

majdanoz

1 filxhan vaj farash

1 filxhan kafe uthull rrushi të kuq

kripë dhe piper i zi

pak rigon

Përgatitja:

Pastroni peshkun dhe priteni në copa të mëdha. Vendosni vajin të nxehet dhe skuqeni peshkun nga të dy anët me kujdes pa i prishur formën. Kriposeni dhe ruajeni mënjanë.

Grini imët qepën dhe vendoseni të kaurdiset te vaji ku skuqët peshkun, shtoni domatet e grira dhe të qëruara nga lëkura dhe  hudhrat e prera në feta. Shtoni kripë, piper të zi, dafinën, pak rigon dhe lëreni të gatuhet salca ngadalë për pak minuta, shtoni uthullën dhe një filxhan ujë dhe lëreni salcën të trashet paksa.

Rendisni copat e peshkut në një tavë dhe kokën e tij vendoseni në mes, shtoni sipër salcën e domate dhe futeni në furrën e nxehur më parë në 180° për 50-60 minuta derisa të përthahet komplet.

Shërbejeni me majdanoz të grirë sipër dhe copa buke të thekur.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje