Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tavë me thjerëza dhe lakër

Tavë me thjerëza dhe lakër
October 28
18:48 2018

Përbërësit për 4 persona:
1 gotë Thjerza
Gjysëm Lakër
1 Qepë
2 Karrota
100-200 gr. Mish të thatë
2-3 lugë Vaj ulliri
1 lugë të vogël Kripë
1 lugë të vogël Tumerik
Pak Piper të zi
2 gjethe Dafinë
700-800 ml. Ujë
2 thelpinjë Hudhra
Përgatitja:
Merrni një tavë të bollshme dhe vendosni në të, qepën e prerë imët, lakrën e prerë hollë hollë dhe karrotat e prera ne kubikë. Shtoni dhe hudhrat e grira imët, thjerrëzat, mishin e thatë të prerë hollë (nëse doni ta përdorni, por mund të përdorni dhe mish të grirë, salsiçe të thatë ose asgjë) shtoni kripë, piper, dafinën, tumerikun, ujin, vajin e ullirit dhe përzijeni. Mbulojeni tavën me letër alumini dhe futeni në furrën e nxehur më parë në 160°C për rreth 1 orë. Shtojini përsëri ujë nëse është e nevojshme, nëse shikoni që nuk është bërë akoma e shijshme, herë pas here përziejeni. Vetëm minutat e fundit hiqjani letrën dhe lëreni që sipërfaqja të karamelizohet mirë.
Shërbejeni me bukë të thekur me vaj ulliri dhe rigon.

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje