Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tavë dheu e Tiranës

Tavë dheu e Tiranës
December 06
16:10 2016

Përbërësit për 6 tava balte:

  • 700 g mish viçi tul
  • 3-4 qepë të mëdha
  • 2 speca të kuq
  • 2 speca djegës
  • 3 lugë koncentrat domatesh
  • 4-5 thelpinj hudhra
  • 500 g gjizë me kripë e stazhionuar
  • kripë dhe piper i zi
  • pak rigon
  • 3-4 lugë vaj ulliri ose vaj luledielli
  • 1 gotë  uthull rrushi të kuq ose vere të kuqe
  • pak miell
  • 1 garuzhde ujë ose lëng mishi

Përgatitja:

Prisni mishin tul në copa të vogla. Kalojeni në pak miell. Prisni specat në copa. Grini imët qepën dhe specin djegës dhe vendosini të kaurdisen në vaj ulliri në zjarr të avashtë. Shtoni dhe specat, përziejini ngadalë derisa të zbuten, shtoni mishin dhe kaurdiseni derisa të marrë faqe. Shuajeni me uthull dhe kur uthulla të avullojë shtoni koncentratin e domateve. Përziejini që përbërësit të lidhen. Nëse mishi nuk është i zbutur mirë mund t’i shtoni edhe një garuzhde ujë ose lëng mishi që të ziejë.

Në furrën e graduar në 200 gradë nxehni tavat e baltës. Ndërkohë te mishi shtoni edhe gjizën dhe nëse është e trashë shtoni akoma pak ujë ose lëng mishi. Rregullojeni me kripë, piper të zi dhe rigon. Shtoni edhe hudhrat e shtypura. Ndajeni masën e përgatitur në tavat e baltës tashmë të ngrohura dhe vendosini përsëri në furrë. Lërini derisa të marrin valë dhe mbi sipërfaqe të fillojnë të krijohen bulëza, rreth 20 – 25 minuta gjithsej.

Shërbejeni të nxehtë me copa buke të thekur./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje