Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tartina me mocarela

Tartina me mocarela
August 23
18:32 2016

Tartinat janë antipasta të vogla që hyjnë në kategorinë e finger food-it. Të përbëra nga tipologji të ndryshme buke dhe kremra për lyerje nga format më të bukura ,të dekoruara me perime,djathë dhe proshutë për ti bërë ato më të shijshme si në ngrënie ashtu dhe për sytë.

Përbërsit:

Disa feta buke (të bardhë,të zezë ose bukë për tramezzini)

Disa lugë salcë jeshile

1 role me mocarela

Krem uthull balsamike

Përgatitja:

Priteni tulin e fetave të bukës me formën që dëshironi më tepër. Lyeni hollë me salcë jeshile. Prisni mocarelën  në feta të holla. Vendosni  mocarelën sipër fetave të bukës dhe sipër shtoni nga një pikë krem uthull balsamike.

Shërbejeni menjëherë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Tartina me mozzarella (mocarela)

Komento
Shperndaje