Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Tartë e shëndetshme me tërshërë

Tartë e shëndetshme me tërshërë
September 28
22:04 2018

Përbërësit:

40 gr fara chia

500 gr kos grek

200 gr kos i lëngshëm

280 gr gjalp jo i kripur i zbutur

145 gr miell

300 gr tërshërë e plotë

170 gr sheqer kaf

Përgatitja:

Në një tas mesatar vendosni kosin grek, kosin e lëngshëm, farat chia dhe përzieni mirë masën.

Vendoseni në frigorifer për disa orë deri sa farat chia të jenë fryrë, ose brenda natës.

Ndizni furrën në temperaturë 176°C.

Vendosni letër furre në tavën që do të piqni bazën e tartës.

Në një tas tjetër vendosni gjalpin dhe sheqerin kaf dhe rrihini me rrahës elektrik deri sa sheqeri pothuaj të jetë tretur.

Shtoni miellin, rrihni sërish me rrahës elektrik dhe në fund shtoni tërshërën e plotë të cilën e përzieni me spatul silikoni ose lugë druri.

Vendosni brumin në tavën e përgatitur dhe me spatulën ose të prapmen e një luge të lagur hapeni brumin njëtrajtësisht.

Piqeni deri sa të ketë marrë një ngjyrë kafe të artë dhe lëreni mënjanë të ftohet në temperaturë dhome.

Pasi të jetë ftohur plotësisht ndajeni tartën në 12 racione (ose më shumë nëse i doni fetat më të holla).

Shtoni sipër masën e kosit dhe vendoseni në frigorifer për minimumi një orë para servirjes.

Shtoni fruta sipas dëshirës sipër dhe servireni.

Burimi: Kikiliciouss

Komento
Shperndaje