Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Szarlotka -Torta polake me mollë

Szarlotka -Torta polake me mollë
March 18
19:22 2017

Përbërësit:

  • 3 gota uji miell 00
  • 100 g gjalpë i ftohtë
  • 1 vezë
  • 2 lugë kafeje maja pluhur për ëmbëlsira
  • 1 gotë sheqer
  • 16 g vanilje (1 pako)

Për mbushjen:

  • 1 kg mollë
  • lëngu i 1 limoni
  • i filxhanë kafeje sheqer
  • 2 lugë të vogla kanellë

Përgatitja:

Hapi i parë që duhet të bëni është të krijoni brumin të tipit frolla për këtë tortë. Më mirë nëse e përgatisni me robotin e kuzhinës ose në mikser me helikën kauçuku duke shtuar gjalpin e ftohtë në kubikë, sheqerin, miellin, vaniljen, pluhurin e ëmbëlsirave. Përziheni deri sa të formohet një masë e shkrifët, shtoni vezët dhe punojeni derisa të formohet një top. Hiqeni brumin dhe ndajeni në dy pjesë. Njërën pak më të madhe se tjetra. Mbështilleni me qesen e kuzhinës dhe pjesën më të madhe vendoseni në frigorifer te fresku, pjesën më të vogël te ngrirja, të dyja për 30 minuta.

Pastroni mollët, grijini në rende ose imët me thikë. Vendosini në një enë me lëngun e limonit dhe sheqerin. Lërini të gatuhen në zjarr të avashtë derisa ta kenë përtharë gjithë ujin e tyre. Shtoni kanellën dhe lëreni të ftohet. Vishni një tortierë me letër furre. Hapni petën e brumit pak më të madhe se diametri i tortierës. Shtrojeni në të dhe shponi fundin me pirun. Shtroni sipër masën me mollë duke e niveluar me ndihmën e një luge. Merrni nga ngrirja pjesën tjetër të brumit dhe grijeni me rende sipër tortës. Kini parasysh që duhet të mbulohet e gjithë sipërfaqja me brumin e grirë.

Vendoseni të piqet në furrën e nxehur më parë në 180° për 30-40 minuta ose derisa shikoni që sipërfaqja e tortës është e kuqërremtë.

Sipas dëshirës mund ta spërkasni sipër me sheqer pluhur, shërbehet me pana pastiçerie, por edhe ky opsion varion nga shijet. Siç e thashë edhe më lart, shërbehet si e ngrohtë, ashtu edhe e ftohtë./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Shperndaje