Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Sushi me lakër

Sushi me lakër
July 26
20:13 2016

Përbërësit:

  • lakër
  • merluc
  • oriz

Përgatitja:

Shkëpusni gjethet e lakrës nga trupi dhe vendosini të ziejnë në ujë  të valuar me kripë  për 10 minuta. Qëroni merlucin nga halat dhe skuqeni me pak vaj ulliri. Kur të jetë gati thërrmojeni në pjesë të vogla.

Zieni orizin në masat 1 oriz- 2 ujë, me pak kripë dhe vaj ulliri. Lëreni të ziejë me kapak deri sa të përthahet dhe të përfitoni një pilaf orizi të shkrifët. Më mirë akoma nëse përdorni oriz basmati.

Kur përbërësit të jetë gati filloni me përgatitjen e sushit. Shtroni një qese transparente kuzhine në tavolinën e punës dhe vendosni sipër një gjethe lakër. Vendosni pak oriz dhe pak merluc. Mbështilleni në formën e një involtini dhe lidheni me qesen transparente si një karamele. Vazhdoni në këtë mënyrë me të gjitha gjethet e tjera të mbetura. Pas kësaj vendosini të ziejnë në avull. (Nëse s’keni pajisjet e duhura për avullin, përdorni një tenxhere të lartë me ujë që vlon dhe sipër i vini një kullesë makaronash). Vendosni lakrën e mbështjellë me qese në tenxheren me avull dhe mbulojeni. Lëreni në këtë mënyrë për rreth 10 minuta.

Pas kësaj, lërini të ftohen dhe pritini në formën e një sushi me madhësi të njëjtë. Zbukurojeni pjatën me krem “aceto balsamike”. /Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

http://addasall.com/sushi-me-laker/

Shperndaje