Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Supë me thjerrëza dhe perime

Supë me thjerrëza dhe perime
October 05
18:25 2016

Kjo nuk është një supë e thjeshtë me thjerrëza dhe perime, por është një supë me gjithë aromat e Orientit.

Përbërësit:

  • 300 g thjerrëza të lëna më parë në ujë të ftohtë
  • 2 karota
  • 2 kungulleshka
  • 2 patate
  • 1 qepë
  • 4 lugë vaj ulliri ekstra i virgjër
  • 1 thelb hudhër
  • 1 lugë e vogël tumerik
  • 1 spec djegës i thatë
  • 1 lugë të vogël susam
  • 1 lugë të vogël fara qimnoni
  • disa degë trumzë
  • 1 litër lëng vegjetal ose ujë
  • kripë dhe piper i zi

Përgatitja:

Grini imët qepën dhe hudhrën dhe vendosini të kaurdisen me 2 lugë vaj ulliri. Shtoni perimet e prera në copëza shumë të vogla dhe thjerrëzat. Kaurdisini për disa sekonda që perimet të lezetohen me vaji, shtoni pak kripë dhe piper të zi, gjethet e trumzës, ujin dhe tumericën.

Vendosni kapakun dhe lërini të ziejë në zjarr të ulët derisa supa të ajkoset.

Ndërkohë, vendosni 2 lugë vaj ulliri të aromatizohet me specin djegës, shtoni farat e qimnonit dhe susamin. Lëreni të aromatizohet vaji dhe hiqeni.

Kur supa të jetë gati shërbejeni të ngrohtë me pak vaj me fara susami./Blitz.al/

Burimi: Adda’s All

Komento
Shperndaje